Shqipëria
Erërat e forta, pezullohet lundrimi në Durrës e Vlorë
Në Vlorë sot tragetet me pasagjerë të nisur nga Italia mbërritën me vonesë, ndërsa në Durrës erdhën në kohë
Moti i ligë ka detyruar kapiteneritë në Durrës dhe Vlorë të pezullojnë lundrimin e anijeve deri të dielën, raportojnë mediet në Shqipëri, transmeton albinfo.ch.
Në Vlorë sot tragetet me pasagjerë të nisur nga Italia mbërritën me vonesë, ndërsa në Durrës erdhën në kohë.
Mësohet se era e fortë e mesditës ka mbajtur të mbërthyera në kalatat e portit detar të gjitha anijet e tonazhit të vogël e të mesëm në Durrës. Edhe anijet e peshkimit kanë pezulluar lundrimet dhe gjuetinë në det deri të dielën.
Edhe në Vlorë që prej mbrëmjes së djeshme dhe në orët e paradites erërat e fuqishme kanë bërë që transporti detar të pezullojë lundrimin. Kjo ka bërë që edhe mjetet e tjera lundruese të mos dalin në det për të shmangur rrezikun.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve Ajo pretendonte se marrja e primeve me zbritje mund të çonte në masa të lidhura... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm”












