Kultura
Ermonela Jaho performon edhe në Uashington
Pas Londrës, Bolonjës, Venecias, Parisit e Nju Jorkut ajo do të paraqitet edhe në Operën Shtetërore të Uashingtonit me rolin e saj Cio -Cio San në operën “Madame Butterfly”
Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho vazhdon të ketë suksese në karrierën e saj ndërkombëtare. Pas suksesit në Londër, Bolonjë, Nju Jork e Paris, ajo me rolin e saj të Cio -Cio San në operën “Madame Butterfly”, do të performojë edhe në Uashington, shkruan “operawire.com”, përcjell albinfo.ch.
Ajo është paraqitur me shumë sukses në teatrot e Italisë, derisa ishte shumë e suksesshme edhe në Londër, duke marrë shumë kritika pozitive.
Jaho është një soprano jashtëzakonisht e talentuar dhe publiku amerikan do të ketë mundësinë që ta shoh nga afër dhe të mahnitet me zërin e saj.
Më 5 maj do të jetë premiera e operës “Madame Butterfly” në Operën Shtetërore të Uashingtonit, ndërsa në datat 6, 8 , 10 , 13 , 15, 18 dhe 20 maj sopranoja do të vijojë të interpretojë rolin e saj në këtë opera.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes Identiteti nuk është një kategori statike. Për brezat e rinj të diasporës shqiptare ai ndërtohet, riformësohet... -
Vevey: Kosovari dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e partneres së tij -
Ambasadori i Kosovës në Bernë në ceremoninë e Ambasadës së SHBA-së për Ditën e Pavarësisë -
Zvicra ndan mbi 64 milionë franga zvicerane për Kosovën deri në vitin 2029 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu, Zvicra Qendrore dhe ajo lindore përfshihen nga një stuhi e fortë Në periferinë e Winterthurit, një pemë ka rënë dhe ka goditur sheshin e lojërave. "Fëmijët po... -
SWISS paralajmëron pasagjerët për vjedhje në kabinë -
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes -
Alpet zvicerane më të prirura ndaj përmbytjeve të rënda nga sa mendohej më parë -
Zvicra dënohet për mungesë ushqimi vegan në burg













