Integrimi
Ervin Sheu, kandidat i PS-së për deputet në Parlamentin e Kantonit Vaud
Ai është shqiptari i parë që futet në listat socialiste rajonale prej 15 kandidatëve të Vaudit Verior për Parlamentin e Vaudit, që është njëri ndër kantonet e mëdhenj të Zvicrës
Ervin Sheu, kështu quhet politikani i ri nga Yverdon-i, me prejardhje nga Shqipëria, gjegjësisht nga Korça, i cili i ka vënë vetes një synim ambicioz: të kandidojë për vendin e deputetit në Parlamentin e Kantonit Vaud.
Ervini nuk është i pari politikan me prejardhje shqiptare që kandidon për një post të tillë. Por ai është me siguri i pari që futet në listat socialiste rajonale prej 15 kandidatëve të Vaudit Verior për Parlamentin e Vaudit, që është njëri ndër kantonet e mëdhenj të Zvicrës.
Zgjedhjet për Parlamentin e këtij kantoni do të mbahen në muajin prill të këtij viti.
Përveç ambicieve politike, Ervini ka edhe një angazhim solid shoqëror në komunitetin ku jeton por edhe në komunitetin shqiptar. Kështu, ai është kryetar i seksionit lokal të LAPSH Naim Frashëri në regjionin ku jeton, tregon Ervin Shehu për albinfo.ch
Ai ka 43 vjeç, është i martuar me shqiptare dhe është baba i dy vajzave. Në Shqipëri, në Tiranë, ka mbaruar gjimnazin ndërsa prej më shumë se njëzet vitesh jeton në Zvicër.
“Këtu kam mbaruar shkollën e mesme tregtare në Chaux de Fonds dhe dy vjet të Fakultetit Juridik në Neuchatel. Më pas kam mbaruar edhe formacionin për kontabilist, profesion ky të cilin dhe e ushtroj. Prej dhjetë vitesh jam përfaqësues shqiptar dhe anëtar i Komisionit për Integrim”, shprehet Ervin Sheu për albinfo.ch.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina












