Kosova
Escobar: SHBA-ja kundërshton kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë
Escobar ka thënë se Kosova ka garanci të forta sigurie nga SHBA-ja, që sipas tij, manifestohen përmes pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë kategorikisht kthimin e forcave serbe më Kosovë, gjë për të cilën Serbia ka paralajmëruar se do ta kërkojë nga KFOR-i në veri. Kështu ka thënë i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Ai ka thënë se në një intervistë për REL se Kosova ka garanci të forta sigurie nga SHBA-ja, që sipas tij, manifestohen përmes pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it, përcjell Albinfo.ch.
“Ne e kundërshtojmë këtë kategorikisht. Ne e hedhim poshtë kategorikisht. Ne nuk e mbështesim këtë fare. Unë gjithashtu dua të them se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga SHBA-ja”, ka thënë Escobar.
I pyetur se cili do të ishte reagimi i SHBA-së nëse ushtria serbe futet në Kosovë, Escobar u shpreh qartë: “E para, këtë nuk e pres. E dyta, po e përsëris, Kosova ka garanci të forta sigurie nga SHBA-ja, të manifestuara përmes pjesëmarrjes së saj në KFOR”.
Qëkur zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u përpoqën të hyjnë në objektet e tyre në katër komunat në veri të Kosovës, për t’i organizuar zgjedhjet e parapara për këtë fundjavë, në veri ka pasur sulme ndaj Policisë dhe zyrtarëve të KQZ-së. Shok-bomba e madje edhe sulme me armë kanë përcjellë këto ditë veriun. Një polic është plagosur si pasojë e të shtënave në Zveçan.
Një ish-polic serb i Kosovës është arrestuar për këto sulme. Serbët lokalë në shenjë proteste kanë bllokuar rrugët në drejtim të pikave kufitare Jarinjë e Bërnjak, që janë mbyllur përkohësisht./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen Një nga tre prokurorët zviceranë që po kryejnë një hetim për zjarrin fatal të 1 janarit... -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet -
A mund të kërkojnë qiramarrësit ulje të qirasë në rast të mbinxehjes së banesave? -
Frekuentimi i kinemasë është në rritje në Zvicër -
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre












