Lajme
ETH Zurich është universiteti më i mirë i Evropës kontinentale
Sipas renditjes së re botërore të universiteteve, QS
Universiteti Politeknik i Cyrihut (ETH) është shkolla më e mirë në Evropën kontinentale, duke arritur vendin e parë në tri lëndë, sipas renditjes së re të botërore të universiteteve, QS, të publikuar nga grupi ndërkombëtar i arsimit të lartë Quacquarelli Symonds (QS), njofton albinfo.ch.
Ai është gjithashtu i teti më i mirë në mbarë botën midis 1,543 universiteteve të anketuara.
Bazuar në përqindjen e saj në 10 vendet e para, Zvicra ka sistemin e tretë universitar më të mirë në botë, zbuloi studimi.

Nuk është hera e parë që ETH Zurich renditet lart në sondazhet ndërkombëtare.
Në shtator 2021, Renditja e Universitetve Botërore të Times Higher Education (THE) e vendosi shkollën në vendin e parë në Evropën kontinentale dhe në vendin e 15-të (nga 1600 të anketuar) në mbarë botën.
ETH është një universitet kërkimor publik që fokusohet ekskluzivisht në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot Çmimet e qumështit në Zvicër do të bien nga shkurti. Kriteret për dhurimin e gjakut do... -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv?












