Kosova
“EU observer”: Hashim Thaçi e Daut Haradinaj pritet të akuzohen nga Specialja
Mediet e huaja po vazhdojnë të merren me zhvillimet që po ndodhin rreth Gjykatës Speciale në Kosovë. “EU Observer”, përmend Hashim Thaçi e Daut Haradinajn si të akuzuarit e mundshëm nga Gjykata Speciale
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe deputeti Daut Haradinaj janë përmendur si dy ish guerilët e UÇK-së të cilët mund të ndiqen penalisht nga Gjykata Speciale në Kosovë. “EU Observer”, një medium i pavarur që mbulon zhvillimet brenda Bashkimit Evropian, i ka dhënë hapësirë deklaratës së shteteve të QUINT-it, që u publikua mbrëmë si ultimatum kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale, ndërsa në qendër ka dy ish udhëheqësit e luftës në Kosovë.
“Daut Haradinaj e Hashim Thaçi, të dy ish-komandantë të UÇK-së pritet të ballafaqohen me raste në Institucionin Gjyqësor të Zhvendosur të Specializuar të Kosovës” shkruan EU Observer, ku theksohet se me kundërshtimet që po i bëhen Gjykatës po rrezikohet e ardhmja evropiane e Kosovës.
Më pas në shkrim thuhet se BE-ja e ka krijuar Gjykatën Speciale për t’i trajtuar akuzat ndaj zyrtarëve të lartë të UÇK-së që kanë qenë të involvuar në trafikim organesh të të burgosurve serbë në luftën e Kosovës me Serbinë gjatë vitit 1998 dhe 1999, shkruan sot gazeta Express.
Eu Observer ka transmetuar deklaratën e kryeministrit Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së djeshme në Gjakovë, ku tha se ka qenë kundër Gjykatës derisa ka qenë në opozitë dhe se është kundër edhe tani. “Vëllai i tij, Daut Haradinaj, një deputet, ka shkuar edhe më tej duke thënë javën e kaluar se arrestimet e para të Gjykatës Speciale do ta aktivizojnë ish-guerilen e UÇK-së”, shkruan EU Observer.
Po ashtu, aty përmendet edhe presidenti Hashim Thaçi, si pjesë e kësaj përpjekjeje dhe vendimi i tij për të falur vëllezërit Kiqina e Ramadani. Hashim Thaçi me urdhrin për falje ka amnistuar katër të dënuar për vepra penale, në mesin e tyre tre i përkasin “Rastin Hajra” ku tre të dënuarve në këtë rast i janë falur 45 vjet burg.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













