Lajme
Eurodeputetja Fajon e zhgënjyer me Shqipërinë
Deputetja e Parlamentit Europian, Tanja Fajon, ka shpreh mendimet e saj lidhur me përpjekjet e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian.
Ajo është shprehur e zhgënjyer për kohën e që Shqipëria ka humbur, sipas saj, në rrugën e integrimit dhe këshillon palët politike të përmbushin reformat.
“Fatkeqësisht Shqipëria po humbet vazhdimisht kohë të çmuar në rrugën e saj drejt integrimit Evropian. Shpesh zhgënjehem duke parë ‘bllokimet’ politike midis qeverisë dhe opozitës. Është e rëndësishme të kesh dialog; të bisedosh me njëri tjetrin për të mirën e vendit. Qytetarët e meritojnë këtë”, ka deklaruar ajo.
Kjo kohë e humbur, sipas saj, duhet të kompensohet në një farë mënyre.
“Reformat duhet të plotësohen. E vetmja perspektivë e Shqipërisë është Bashkimi Evropian. Kështu që për hatër të brezit të ri, dëshiroj ta shikoj vendin tuaj të ecë përpara me një hap më të shpejtë dhe kjo është përgjegjësi e politikanëve të këtij vendi. Është një vit elektoral dhe si i tillë do të jetë një provë tjetër që do të testojë maturimin e Shqipërisë”, ka deklaruar Fajon.
Në lidhje me dorëzimin e Planit të Veprimit nga qeveria shqiptare, Fajon u shpreh se koha do ta tregojë se sa serioz është ky angazhim, ndërsa pohon se është pesimiste për marrjen e statusit këtë vit./bw&albinfo/
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














