Kosova
Euronews: Paaftësia e partive politike në Kosovë, për formimin e qeverisë
"Kosova ende pa kryeministër të ri, mund të shkojë në zgjedhje të reja"
Mbrëmë, rrjeti televiziv i lajmeve me seli në Lion të Francës, Euronews, ka raportuar për ngërçin politik në Kosovë.
Ky medium shkruan për paaftësinë e partive politike për të rënë dakord për të formuar një Qeveri të re.
“Deputetët e rinj u ulën për herë të parë në Kuvend që nga zgjedhjet e 6 tetorit, por kjo nuk e zgjodhi problemin. Kjo për shkak se partitë fituese ende nuk janë marrë vesh rreth kandidatit të ardhshëm për president të Kosovës”, shkruan Euronews.
Po ashtu, në këtë raportim përmendet edhe mundësia që vendi të shkojë sërish në zgjedhje.
“Nëse bllokada vazhdon, Kosova mund të detyrohet të shkojë në zgjedhje të reja gjatë vitit të ardhshëm”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci Një qytetar nga Kosova ka pretenduar se është përballur me një rast serioz gjatë kalimit të... -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan për GP Aviation dhe për borxhet e pashlyera -
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përballet me turizëm të mbipopulluar pavarësisht subvencioneve Atraksionet kryesore turistike në Zvicra vazhdojnë të jenë të mbingarkuara, edhe pse autoritetet kanë rritur subvencionet... -
Defekt teknik bllokon përkohësisht faqet zyrtare të dhjetëra komunave dhe kantoneve në Zvicër -
Migros hap supermarketin e parë pa staf në Gjenevë, i hapur të dielave dhe gjatë festave -
Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan për GP Aviation dhe për borxhet e pashlyera -
Turizmi i Zvicrës dështon me drejtimin e masave të vizitorëve














