Lajme
Europol mbyll tregun e drogës
Policia në nëntë vende, në të dy anët e Atlantikut ka mbyllur tregun ndërkombëtar të drogës, dhe ka arrestuar 288 persona të dyshuar, sipas Europol.
Gjithashtu, u sekuestruan mbi 53 milionë dollarë (në para) dhe monedha virtuale.
Agjencia e zbatimit të ligjit të BE-së me qendër në Hagë tha se u sekuestruan gjithashtu 850 kilogramë drogë dhe 117 armë zjarri.
“Droga e sekuestruar përfshin mbi 258 kg amfetaminë, 43 kg kokainë, 43 kg MDMA dhe mbi 10 kg LSD dhe pilula ekstazi”, thuhet në njoftim.
Operacioni, i koduar “SpecTor”, përfshiu misione të veçanta plotësuese në Austri, Britani të Madhe, Francë, Gjermani, Holandë, Poloni, Brazil, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Zvicër.
“Autoritetet e zbatimit të ligjit arritën të kishin akses në listat e blerësve, mijëra klientë në të gjithë globin janë tani në rrezik të ndjekjes penale, gjithashtu”, sipas Europol. //
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen Një nga tre prokurorët zviceranë që po kryejnë një hetim për zjarrin fatal të 1 janarit... -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet -
A mund të kërkojnë qiramarrësit ulje të qirasë në rast të mbinxehjes së banesave? -
Frekuentimi i kinemasë është në rritje në Zvicër -
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre













