Fotolajmi
Europol: Sulmet e „ujqërve të vetmuar” kërcënim për Evropën
Sulmi me sëpatë në Würzburg dhe sulmi me kamion i Nicës janë sipas agjencia policore e BE-së Europol kërcënim në rritje në Evropë nga “ujq të vetmuar”.
Sulme të tilla individuale janë të vështirë për t‘i identifikuar paraprakisht dhe për t’i ndaluar, thanë të mërkurën në Hagë nga Europol-i.
Megjithatë, sulmet e tilla janë “taktikë e preferuar” e xhihadistëve të Shtetit Islamik (ISIS) dhe rrjetit terrorist të Al-Kaedës, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportit të Europol, 151 persona humbën jetën në vitin 2015 dhe mbi 360 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve terroriste në BE.
Ishin plot 6 shtete anëtare të BE-së që u përballën me 211 komplote të dështuara apo të realizuara sulmesh terroriste.
Në total janë arrestuar 1.077 persona në vendet e BE-së bazuar mbi akuzat e lidhura me terrorizmin, prej të cilëve 424 vetëm në Francë. 94 për qind e atyre që janë nxjerrë para gjykatave për terrorizëm xhihadist janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me burgim.
E-Diaspora
-
Austri
Kosova prezantohet me produkte dhe verëra vendore në Forumin Ekonomik të Vjenës Ambasada e Kosovës në Austri mori pjesë në edicionin e 25-të të Garden Party, duke promovuar... -
Mbi webinar-in për sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë -
Gjermani
Marigona dhe Irena Toma sjellin ekspozitën e tyre në Frankfurt më 26 qershor -
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore












