Sport
“Eurosport”: Profili i Shqipërisë
Në vazhdën e mediave ndërkombëtare që shkruajnë për Shqipërinë, është edhe “Eurosport”, që tregon gjithçka për Kombëtaren shqiptare, që për herë të parë do të debutojë në Evropian. “I dashur Gianni, fjalët nuk e shprehin dot mirënjohjen time ndaj jush”, ishte shprehur Edi Rama
Në vazhdën e mediave ndërkombëtare që shkruajnë për Shqipërinë, është edhe “Eurosport”, që tregon gjithçka për Kombëtaren shqiptare, që për herë të parë do të debutojë në Evropian, shkruan albinfo.ch.
Reportazhi fillon me fjalët e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. “I dashur Gianni, fjalët nuk e shprehin dot mirënjohjen time ndaj jush”. Kombëtarja ka bashkuar një komb, dhe shumë presin të shkojë larg, derisa disa kanë dyshime rreth të ardhmes, pasi luajnë shumë futbollistë nga Kosova, që tashmë është pranuar në UEFA dhe FIFA.
Shqipëria shënoi vetëm shtatë gola në kualifikime, duke mos përfshirë rezultatin 3:0 nga ndeshja e Beogradit dhe shtatë shënuesit ishin të ndryshëm. Milot Rashica i Vitesses, është një yll që mund të shkëlqejë me Shqipërinë. Kuqezinjtë kanë disa lojtar të dalluar, si kapiteni inspirues Lorik Cana, mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, mbrojtës i Atalantas, si dhe mesfushori kyç i Baselit, Taulant Xhaka, i cili është vëllai i Granitit, që luan për Zvicrën. Menaxher është Gianni De Biasi, i cili mori ekipin nga viti 2011.
Tre futbollistët më të rëndësishëm të Kombëtares Kuqezi janë pikërisht, kapiteni Cana, mbrojtësi Hysaj dhe mesfushori Xhaka. “Lorik Cana: zemra dhe pulsi i Shqipërisë është shumë pranë ndeshjes së tij të 100 me fanellën Kuqezi dhe askush më shumë se ai nuk mund të ndjehet krenar kur të debutojnë në ndeshjen e parë të Shqipërisë në Kampionatin Evropian. Cana, tashmë 32-vjeçar që aktivizohet me Nantes, reflekton zjarr dhe patriotizëm që ndez të gjithë kuqezinjtë”, citohet në shkrimin e “Eurosport”.
Në shkrim përmendet edhe Shkëlzen Gashi, i cili është shumë i popullarizuar në rrjetet sociale me shkrimet e tij në gjuhën angleze. Nuk ka si të mos përmendet fitorja ndaj Portugalisë, ndeshja e Beogradit dhe fitorja 3:0 në Armeni.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












