Kosova
Eurowings hap bazën në Prishtinë
Kompania Eurowings do të ofrojë lidhje direkte nga Prishtina në Zvicër, si në Bazel dhe në Gjenevë
Kompania ajrore, “Eurowings” dëshiron të rritet në Evropën Lindore dhe ka zgjedhur kryeqytetin e Kosovës, si një bazë tjetër në rajon.
Prishtina bëhet vendi i trembëdhjetë i Eurowings më 19 qershor, përcjell albinfo.ch.
Filiali Lufthansa planifikon të vendosë një Airbus A319 në kryeqytetin e Kosovës, duke e zgjeruar më tej ofertën e saj në Evropën Lindore, shkruan airliners.de.
Kompania Eurowings do të ofrojë lidhje direkte nga Prishtina në Zvicër, si në Bazel dhe në Gjenevë.
Në të njëjtën kohë, lidhjet ekzistuese me qytetet e Dyseldorfit, Munihut dhe Shtutgartit do të rriten ndjeshëm. Në total, linja ajrore ofron mbi 60 linja javore në dhe nga Prishtina.
Kështu Eurowings pasi do të hapë bazën në Prishtinë do të mbulojë boshllëkun e lënë bosh nga falimentimi i “Air Germania”. Kjo kompani kishte shpallur falimentimin në nëntor të vitit të kaluar.
Në vitin 2017, rreth 300,000 pasagjerë fluturuan drejt Gjermanisë nga Prishtina dhe anasjelltas.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe