Lajme

Evakuohet aeroporti i Frankfurtit, gjendet një valixhe e dyshimtë

Një raportim për një valixhe të dyshimtë ka bërë që aeroporti i Frankfurtit në Gjermani të evakuohet.

Sipas mediave gjermane, evakuimi masiv është kryer në terminalin numër një, kurse autoritetet e sigurisë kanë konfirmuar se është duke u zhvilluar një aksion policor – duke mos specifikuar se çfarë ka çuar në këtë situatë kaotike.

Ndër të tjera raportohet se dy persona kishin lënë një valixhe pa mbikëqyrje – ku si rezultat i këtij veprimi janë dërguar në paraburgim.

E brenda kësaj valixhe të dyshuar, ekspertët e sigurisë nuk kanë arritur të gjejnë asgjë të dyshimtë, pavarësisht që hamendësohej se mund të ketë lëndë shpërthyese.

Në një video amatore e cila po qarkullon në internet shihen policët duke ia drejtuar armët një burri të shtrirë në tokë.