Lajme
Evropa dështoi në evakuimin e refugjatëve nga Afganistani
U shprehën zyrtarët e BE-së
Evropa ishte e papërgatitur dhe e pakoordinuar gjatë krizës së fundit në Afganistan dhe iu desh të mbështetej tek SHBA-ja për transportimin e qytetarëve nga vendi pasi talebanët pushtuan Kabulin, tha një zyrtar i lartë i BE-së të mërkurën.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, u shpreh se blloku duhet të “përpiqet për një autonomi më të madhe vendimmarrëse dhe kapacitet më të madh për veprim në botë”.
Duke folur në Forumin Strategjik Bled në Slloveni, Michel tha: “Si një fuqi ekonomike dhe demokratike globale, a mund të jetë Evropa e kënaqur me një situatë ku ne nuk jemi në gjendje të sigurojmë, pa ndihmë, evakuimin e qytetarëve tanë dhe atyre që janë nën kërcënim?”
Shefi i punëve të jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha të mërkurën për “The New York Times” se tërheqja e trupave perëndimore dhe transporti ajror nga Afganistani duhet të shërbejë si një “thirrje zgjimi ”dhe i bëri thirrje bllokut të investojë më shumë në aftësitë e tij të sigurisë.
Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ndërkohë tha se ishte i zhgënjyer që vendet e BE -së nuk i hapën dyert e tyre për refugjatët që largoheshin nga talebanët./euronews.al
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













