Eveline Widmer-Schlumpf denoncoi blerjen e CD-ve bankare

Për Këshilltaren Federale, Eveline Widmer-Schlumpf, përvetësimi i paligjshëm i të dhënave bankare zvicerane nga autoritetet gjermane nuk lejohet më për shkak të marrëveshjes tatimore në mes të Zvicrës dhe Gjermanisë. Ajo e përsëriti këtë informacion të martën në radion gjermanofolëse SR.

Blerja e CD-ve nuk është më e justifikueshme, tha presidentja e Konfederatës, duke iu referuar blerjes së supozuar të një dokumenti të tillë nga “Land de Rhénanie du Nord-Westphalie”. Me nënshkrimin e marrëveshjes me Zvicrën, Gjermania është angazhuar që të mos marrë më të dhëna të tilla në mënyrë të paligjshme.