Lajme

Evoluimi i vendbanimeve në Zvicër: Si ka qenë e si është tani!

Shumica e zvicëranëve jetojnë në ndërtesa të banimit si qiramarrës. Në vitin 2016, 2.2 milion familje kanë jetuar ne apartment me qira dhe 1.4 milion jetonin në vende me pronësi personale.

Në fakt numri atyre që jetojnë në shtëpi me pronësi është në rritje që nga viti 1970 në Zvicër, përcjellë albinfo.ch.

Në vitin 2017 kishte 4.47 miliom banesa, për një popullsi prej 8.4 miliom banorësh. Qiraja mesatare mujore kombëtare për një apartament me tre dhoma ishte 2664 franga. Në qendrat kryesore qiratë kanë tendecë të jenë mjaftë të larta.

Shtëpit me vetëm një familje u bënë të njohura në Zvicër pas vitit 1961, por tani gjashtë nga dhjetë ndërtesat janë vendbanime për vetëm një familje, sidomos në pjesët rurale, transmeton albinfo.ch