Kosova
Kosovë: Sot përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë
Subjektet politike në Kosovë kanë kohë deri në mesnatë për të dorëzuar kandidatët për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.
Subjektet politike në Kosovë kanë afat edhe sot për të dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 7 qershor, përcjell albinfo.ch.
Zëdhënësi i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës (KQZ), Valmir Elezi, bëri të ditur se afati 11-ditor për dorëzimin e listave përfundon të martën në mesnatë.
“Sot, në orën 24:00, përmbyllet afati 11-ditor për subjektet politike – partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur – për të dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit”, ka deklaruar Elezi.
Ai ka bërë të ditur se dorëzimi i listave duhet të bëhet përmes platformës elektronike të KQZ-së, ndërsa procedura është e njëjtë me atë të përdorur në zgjedhjet e fundit parlamentare që u mbajtën në dhjetor të vitit të kaluar.
Sipas KQZ-së, gjithsej 27 subjekte politike janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit. Prej tyre 22 janë parti politike, 3 koalicione, 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.
KQZ u ka bërë thirrje subjekteve politike që listat e kandidatëve t’i dorëzojnë sa më shpejt, në mënyrë që të sigurohet certifikimi dhe përgatitja në kohë e procesit zgjedhor./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nga Gjeneva, diaspora shqiptare ngre zërin: “Shqipëria nuk është në shitje” Manifestimi, i organizuar në zemër të qytetit ku ndodhen organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare, u shndërrua... -
Sot, LUGINA’S DAY 2026: Ngjarja që bashkon komunitetin shqiptar në Zvicër -
Florim Kadriu: “SVP po i kthen në frikë shqetësimet reale të qytetarëve” -
Përfundon votimi në përfaqësitë diplomatike, votuan 80.85% e të regjistruarve -
Mos t’i mbyllim sytë kur fëmijët kanë nevojë për ndihmë
Jeta në Zvicër
-
Xhaka dhe Rodriguez bëjnë shqiponjën dykrenare në SHBA Dy futbollistët u fotografuan duke bërë simbolin e njohur shqiptar gjatë një ndeshjeje bejsbolli në kuadër... -
Apartamenti më i shtrenjtë në Zvicër del në shitje për 14.5 milionë franga -
Lumenjtë e Zvicrës po mbinxehen, shkencëtarët japin alarmin -
Ndryshime të mëdha për udhëtarët në Evropë -
Cyrihu përballë krizës së banesave: tre referendume për të ardhmen e strehimit












