Lajme
Evropa pret përmirësim marrëdhëniesh me BE-në
Pas betimit të Joe Biden si president i 46-të i Shteteve të Bashkuara, udhëheqësit evropianë nuk kanë vonuar të shfaqin shpresën në përmirësimin e marrëdhënieve me Amerikën, transmeton albinfo.ch.
“Pres me padurim të punoj me Biden dhe administratën e tij të re, duke forcuar partneritetin mes vendeve tona dhe duke punuar në prioritetet tona të përbashkëta: nga trajtimi i ndryshimeve klimatike, rimëkëmbja nga pandemia, deri te forcimi i sigurisë sonë transatlantike”, tha kryeministri britanik, Boris Johnson.
“Le të ndërtojmë një pakt të ri për një Evropë më të fortë, për një Amerikë më të fortë dhe për një botë më të mirë”, tha Charles Michel, president i Këshillit Evropian. “Një NATO e fortë është mirë edhe për Amerikën Veriore, edhe për Evropën, sepse askush prej nesh nuk mund t’i përballojë sfidat i vetëm.
Po ashtu, ai tha se është fillimi i një kapitulli të ri dhe unë mezi pres bashkëpunimin tonë të ngushtë”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Ndërsa presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, tha se transferimi i pushtetit te Bideni sjell me vete “shpresën se bashkësia ndërkombëtare mund të punojë së bashku në të ardhmen, më ngushtë dhe më mirë, për t’i zgjidhur problemet e mëdha të kohës sonë”. Edhe qeveria franceze, përmes zëdhënësit të saj tha se pret me padurim të ndërtojë një marrëdhënie të fortë, të dobishme dhe të rinovuar me presidentin Biden.
Ish-presidenti Donald Trump është përplasur në mënyrë të përsëritur me homologët e tij evropianë për një varg çështjesh, nga tregtia deri te shpenzimet e mbrojtjes. Ai shpesh e ka qortuar publikisht kontinentin për politikat e tij.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore Doktorantët e Diasporës po lënë gjurmë suksesi në universitetet më prestigjioze të botës me punime shkencore... -
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës
Jeta në Zvicër
-
2,500 nënshkrime për rikthimin e TGV Lyria Lozanë–Paris Peticioni synon rikthimin e lidhjes hekurudhore shtesë Lozanë–Paris... -
Banorët e Cyrihut do të përfitojnë nga ulja e taksave -
Diaspora
Doktorantët e Diasporës 2025, një vit i arritjeve shkencore -
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025














