Lajme
“Express”: Pritet arrestimi i katër zyrtarëve të lartë të Qeverisë
Së paku katër zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës pritet t’iu vendosen prangat në duar ditëve të ardhshme, nën dyshime të mëdha për përfshirje në korrupsion dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.
Gazeta “Express” ka shkruar duke cituar burime të saj se shumë shpejt pritet arrestimi i së paku katër zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës.
Bëhet fjalë për ministra dhe së paku një zëvendëskryeministër. Mbi ta rëndojnë dyshime të rënda për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës zyrtare, skruan kjo gazetë.
Burime të gazetës, të afërta me Prokurorinë Speciale të Kosovës, kanë thënë se ky mekanizëm që përbëhet nga prokurorë evropianë dhe kosovarë, është në përfundim e sipër të procedurave të nevojshme ligjore para lëshimit të fletarrestimeve për këta zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.
“Ne presim që ditëve të ardhshme të arrestohen këta zyrtarë”, ka thënë një prokuror ndërkombëtar për “Express”.
“Bëhet fjalë për ministra. Por, së paku njëri nga ta mban post të zëvendëskryeministrit”, ka shtuar burimi i gazettes “Express”
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














