Sport
Ezgjan Aliosku në provë te FC Lugano
Mbrojtësi i djathtë i FC Schaffhausen, Ezgjan Alioski, njëherit edhe lojtar i reprezentacionit të Maqedonisë, ka rënë dakord që këtë gjashtë mujor ta kalojë në radhët e FC. Lugano, anëtare e Super Ligës zvicerane
Ezgjan Alioski , edhe pse mbanë shtetësi zvicerane me prejardhje është shqiptar nga Prilepi i Pellagonisë.
Dikur në këtë qytet të Maqedonisë, kanë jetuar edhe shumë shqiptarë.
Mirëpo elaboratet e hartuara nga sllavo – maqedonasit dhe format e ndryshme të trysnisë dhe të shtypjes së vazhdueshme kanë bërë që sot në Prilep, të ketë shumë pak familje shqiptare.
Shpërngulja nënpresion në Turqi, e në vende të tjera dhe asimilimi i pandërprerë e ka reduktuar jashtë mase ekzistencën e familjeve shqiptare në këtë regjion.
Fatkeqësisht edhe sot maqedonasit e Prilepit dallohen për urrejtje të tepruar ndaj shqiptarëve .
Megjithatë familja Alioski asnjëherë nuk ka mohuar përkatësinë e saj shqiptare.
Ezgjani edhe pse i lindur në Zvicër, hapur e me mburrje deklaron origjinën e tij shqiptare.
Ai është i vetëdijshëm se mbiemri i familjes së tij nga Aliu ,për qëllime të njohura është shformuar në Alioski.
Meqenëse është rritur dhe edukuar në një vend demokratik siç është Zvicra, këto padrejtësi ndaj kombit të tij ia lë të kaluarës. I pa paragjykime dhe mjaft i sjellshëm krijon lehtë miqësi me të gjithë. Në arritjen e synimeve është këmbëngulës. Ushtrimeve u qaset me tepër seriozitet.
Këshillat e trajnerëve dhe të bashkëlojtarëve i pranon me dashamirësi. E , admiron lojën kolektive dhe nuk është aspak egoist.
Me krosimet e tij të gjata e të bukura shpeshherë u krijon mundësi shënimi lojtarëve të repartit sulmues. Nganjëherë di të jetë edhe vet i rrezikshëm për portierët e palës kundërshtare.
Detyrimet e parapara i ndjenë si obligim dhe i kryen me mjaft përgjegjësi.
Çdo ofertë të përzgjedhësve të reprezentacionit të Maqedonisë në futboll e ka mirëpritur me respekt e dëshirë. Ai për seleksionin e këtij vendi, deri me tani ka luajtur gjashtë ndeshje.
Forma e shkëlqyer në skuadrën e Maqedonisë, dhe paraqitjet e rregullta në ekipin e FC Schaffhausen i kanë shtyrë udhëheqësit e FC. Lugano, që në këto momente të vështira për ekipin e tyre ta kërkojnë ndihmën e Alioskit.
FC Lugano e plasuar në vendin e tetë në tabelë me vetëm katër pikë më tepër se i fundit FC Vaduz, sezonin pranveror e nisë nën ethe dhe synim të vetëm do ta ketë qëndrimin në Super Ligë.
Ezgjan Alioski në këtë gjysmë Kampionati të Super Ligës zvicerane që nisë më 6 shkurt 2016 do të shpalos tërë potencialin e tij, me kusht që t’ia rrisë vlerën vetvetes, dhe ta arsyetojë ardhjen në FC. Lugano.
Prezantimet e mira në fanellën e FC Lugano , natyrisht që do të jenë fitimprurëse dhe me dobi të shumëfishtë. Këtë mbrojtës mjaft ofensivë vetëm forma e duhur dhe loja e mirë e mbajnë në toplistën e lojtarëve më të dalluar të reprezentacionit të Maqedonisë.
Veçkësaj pas përfundimit të marrëveshjes midis të dyja Klubeve, hapen udhë edhe për kalim në ndonjë skuadër të madhe të Evropës.
Ambiciet për të qenë në përbërjen e ekipeve me të ardhme të ndritshme janë lehtë të realizueshme, sepse Ezgjani përveç plotësimit të konditave për lojën ka përparësi edhe moshën . Ai më 12 shkurt të muajit të ardhshëm mbush 23 vjet,çfarë do të thotë se ka kohë të mjaftueshme për t’i shfaqur të gjitha njohurit e tij në këtë sport.
ARIF EJUPI
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg













