Lajme
Facebook dhe Instagram pezullojnë disa shërbime në Evropë
Gjiganti Facebook ka zvogëluar numrin e shërbimeve që ofron në Evropë në aplikacionet Messenger dhe Instagram, për t’u siguruar se po vepron në përputhje me rregullat e reja të privatësisë.
Nga 21 dhjetori, aplikacionet për mesazhe do të bien nën rregulloren e re të Bashkimit Evropian.
Facebook ka njoftuar se disa mundësi interaktive, sikurse anketat në grupe të mesazheve në Messenger, do të jenë në mesin e opsioneve që do të pamundësohen, shkruan rel, përcjell Albinfo.ch.
Facebook ka thënë se ende nuk ka publikuar listën e të gjitha mundësive që do të pezullojë në Evropë, sepse të njëjtat do t’i riaktivizojë shpejt sapo të jenë në përputhje me rregulloren evropiane.
Mundësitë bazike të kthimit të mesazheve dhe thirrjet do të vazhdojnë të jenë funksionale si në Instagram, ashtu edhe në Facebook.
“Ne ende jemi duke përcaktuar mënyrën më të mirë të kthimit të këtyre mundësive. Do të marrë kohë rikrijimi i produkteve në mënyrë që të përdoren njëjtë nga njerëzit dhe të jenë në përputhje me rregulloren e re”, ka thënë Facebook përmes një deklarate.
Opsionet që duhet rikrijuar do të çaktivizohen në Evropë në disa faza, andaj disa njerëz do të mund t’i përdorin ato edhe për disa ditë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë













