Lajme
Facebook do të dëmshpërblejë 1.6 milionë përdorues me nga 345 dollarë
Rreth 1.6 milionë përdorues të Facebook do të marrin secili rreth $345 pasi rrjeti gjigand ka bërë etiketimin e fotove të tyre pa leje.
Një gjykatës federal ka aprovuar sot një paketë dëmshpërblimi $650 milionë kundër Facebook për shkelje të ligjeve të privatësisë, me anë të etiketimit automatik të fotove personale me emrin e personit pa lejen e tyre, si dhe shkelje të tjera me të dhënat biometrike të përdoruesve.
Gjykatësi James Donato aprovoi marrëveshjen e dëmshpërblimit për padinë kolektive të depozituar në Illinois të SHBA, prej vitit 2015.
Donato e quajti atë një nga marrëveshjet më të mëdha të dëmshpërblimit për shkelje të privatësisë me anë të teknologjisë së njohjes së fytyrës.
“Marrëveshja do t’i japë në dorë $345 secilit qytetar që kërkon të kompensohet, në një fitore madhore për konsumatorët dixhitalë, në fushën e kontestuar ashpër të privatësisë personale”, tha ai.
Jay Edelson, prokurori nga Chicago që bëri padinë, tha për të përditshmen vendase ‘Chicago Tribune’ se çeku i parave do të jetë në email-in e përdoruesve brenda dy muajsh, nëse vendimi nuk apelohet.
“Jemi të lumtur që kemi një marrëveshje në mënyrë që të vazhdojmë përpara me çështjen, e cila është në interes të komunitetit dhe aksionerëve tanë”, tha rrjeti gjigand Facebook në një deklaratë, selia kryesore e të cilit gjendet në San Francisco.
Padia akuzonte rrjetin social për shkeljen e një ligji të veçantë të privatësisë në Illinois, i cili ndalon përdorimin e teknologjisë së njohjes së tipareve të fytyrës për skanimin e fotove të përdoruesve dhe me pas ruajtjes së të dhënave.
Ligji i këtij shteti i quajtur “Për Privatësinë e Informacionit Biometrik” i jep të drjetë klientëve të padisin kompanitë që grumbullojnë të dhëna të tilla si fytyrat e personave apo shenjat e gishtërinjve.
Çështja kishte ardhur në akumulim e sipër deri në ngritjen e padisë kolektive në Kaliforni.
Prej atëherë Facebook ka ndryshuar sistemin e etiketimit të fotove në rrjet, te njohur ndryshe si “tag”.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku














