Autotech

Facebook shton një njësi të re kohore

Facebooku ka shtuar një njësi të re kohore të hënën, të cilën e ka quajtur ‘flick’.

Kompania mendon se kjo do të jetë e përshtatshme për programuesit, transmeton Albinfo.ch.

Sipas kompanisë, programuesit kanë punë me ekrane të telefonave dhe laptopave që rifreskohen rregullisht, me frekuenca të sekondave që matematikën e bëjnë të padëshirueshme.

‘Flick’ është vetëm 1/705600000-a e sekondës.