Bota
Facebook parandalon një ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale në SHBA
Shumica e postimeve nuk ishin të lidhura haptazi me politikën zgjedhore
Rrjeti social Facebook ka njoftuar të hënën se i ka bllokuar katër operacione të huaja me prejardhje nga Rusia dhe Irani, të cilat ishin planifikuar me qëllim të kryerjes së ndërhyrjeve të ndryshme, përfshirë një operacion për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara.
Sipas Agjencisë për Kërkime në Internet, fushatat e dyshimta ishin të përgatitura në atë mënyrë që janë përcjellë me hapa të vazhdueshëm të sigurisë operacionale për ta fshehur identitetin dhe lokacionin e autorëve.
Ky operacion ishte i planifikuar të kryhej përmes 50 llogarive të rrjetit “Instagram” dhe një llogarie të rrjetit “Facebook”, të cilat i kishin rreth 246 mijë ndjekës. Nga këto llogari priteshin rreth 75 mijë postime të ndryshme, sipas kompanisë “Graphika”, e cila merret me analiza në rrjete sociale.
Këto faqe kishin emra dhe identitete të ndryshme, përfshirë përkrahjen ndaj presidentit amerikan, kundërshtimin e dhunës së policisë dhe përkrahjen e kandidatit Bernie Sanders.
Shumica e postimeve nuk ishin të lidhura haptazi me politikën zgjedhore, por ato kishin të bënin me politikën e përgjithshme të zhvillimit dhe paraqitjes së figurave të rëndësishme.
Këto llogari të dyshimta, për të qenë më të besueshme, fillimisht kanë shpërndarë materiale dhe përmbajtje të vërteta, të krijuara nga përdoruesit e internetit në Shtetet e Bashkuara, shkruan “The Guardian”, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër Pajtim Gashi: “Donim një kompani që nuk shet vetëm pajisje, por ofron besim, korrektësi dhe profesionalizëm... -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Zvicër
-
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein Historia e saj është përfaqësuese e një kohe kur burra të fuqishëm e përdornin industrinë e... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes













