Lajme
I besohet kosovarit krijimi i një programi që i shërben ushtrisë amerikane
Shqiptari që krijoi platformën e suksesshme në NASA

Bëhet e ditur se Qeveria amerikane, më saktësisht Departamenti i Punëve të Brendshme ia besoi krijimin e një programi që i shërben ushtrisë amerikane kosovarit Xhafer Rama, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se në mesin e qindra aplikantëve, në moshën 24-vjeçare ai arriti që me punën e tij t’i bashkohet Agjencisë Kombëtare Hapësinore Amerikane, që njihet me akronimin NASA.
I kishte kaluar të gjitha testet, e kur erdhi deri të procedura për të marrë “çelësin” që i hapte dyert e zyrave në NASA, në sistem nuk figuronte Kosova.
“Ka qenë interesant, sepse kur unë shkova me marr atë bexhin, ose me u aksesu në zyrat e NASA-s, ishte e nevojshme me pas atë bexh, por unë isha personi i parë prej Kosovës, edhe nuk e kanë pasur Kosovën të listuar në njërën prej opsioneve me u pajis me bexh”, rrëfen Rama.
Inxhinieri softuerik, Xhafer Rama, nga Turuqica e Podujevës, është i pari shtetas nga Kosova që në sistemin e NASA-s bëri të mundur të njihej edhe Republika e Kosovës si shtet.
“Është dasht me prit gjithë ditën, për me u vendos Kosova në listë edhe me marrë unë bexhin. Për fat të mirë, edhe emrin e Kosovës e kanë vendos si njërën prej opsioneve të shteteve për me hy në NASA”, tregon Rama.
Ai ka rrëfyer për Telegrafin gjithë përvojën e tij në këtë institucion prestigjioz dhe punën që bëri në shërbim të Departamentit amerikan për Punë të Brendshme.
“Na kemi lansuar një platformë që i shërben Ministrisë së Brendshme të Amerikës. Kjo platformë e ka pasur për synim t’i marrim të gjitha të dhënat e sëmundjes që quhet ‘Chikungunya’. Tash çdoherë kur të zbarkojnë trupat amerikane, njëra prej gjërave që i kontrollojnë është edhe a është ajo njëra prej zonave të prekura nga kjo sëmundje, e që e kanë përdorë këtë platformë”, shpjegon ai, duke shtuar se pas një viti punë u lansua platforma.
Në shkopin e një astronauti në bazën e NASA-s është shkruar emri i Xhafer Ramës për nder të suksesit që pati platforma e krijuar nga ai.
“Kjo platformë e ka marrë vendin e parë prej platformave më të përdorura e më të suksesshme në bazën e NASA-s në vitin 2018. Si shpërblim emri im është shkru në shkopin e një astronauti dhe është në ndërtesën e 33-të të NASA-s”, thekson ai.
Deri në NASA, Rama arriti pas bursës që kishte fituar dhe shumë projekteve që kishte krijuar gjatë studimeve.
Synimi i tij është të fuqizojë edhe gjeneratat e reja në Kosovë në fushën e teknologjisë, ndërkaq ka në plan edhe projekte të mëdha në lidhje me këtë përkrahje që do t’u japë të rinjve në Kosovë.
E-Diaspora
-
Ndahet nga jeta artisti Mentor Ejupi, Toro Mentori, prej rreth 30 vitesh jetonte në Hamburg, Gjermani, ku kishte bërë emër si piktor dhe...
-
Pak para përfundimit të dënimit, humb jetën 37-vjeçari shqiptar në burgun e Zvicrës
-
“Smartycom AG”, kompania e vetme shqiptare në panairin “Home Fair” në Zvicër
-
Nga cilat shtete kanë origjinën remitencat në Shqipëri?
-
Shqiptari arrestohet në Britani, akuzohet se vrau një rumun
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e banesave në Prishtinë ‘prekin qiellin’ Çmimi për metër katror për banesa në Kosovë është rritur deri 200 euro më shumë. Aktualisht,...
-
Pse ChatGPT është i rrezikshëm?
-
Dënohen 4 bankierë në Zvicër, pasi ndihmuan mikun e ngushtë të Putinit të fshihte paratë
-
Valis
Vozit në gjendje të dehur, veturën me 3 rrota
-
Aeroporti i Gjenevës, me fitime të mëdha