Autotech

Facebook-u ka fshirë më shumë se 3 miliardë llogari të rrejshme

Facebook ka publikuar raportin e fundit, i cili tregon se ndaj disa postimeve dhe llogarive janë ndërmarrë veprime mes tetorit të 2018-s dhe marsit të këtij viti.

Gjatë asaj periudhe gjashtëmujore, Facebook-u hoqi më shumë se tre miliardë llogari të rrejshme, më shumë se kurrë më parë.

Më shumë se shtatë milionë postime me gjuhë të urrejtjes u hoqën, që gjithashtu ishte rekord i lartë.

Facebook njoftoi se rritja e numrit të llogarive të fshira të rrejshme ishte për shkak se “aktorë të këqij” po përdorin metoda të automatizuara për të krijuar numër të madh të tyre.
Kompania fshiu shumicën prej tyre brenda disa minutave, para se të kishin ndonjë mundësi për të “shkaktuar dëm”.