Kosova
Faleminderit dhe mirupafshim!

Çdo fillim e ka një fund dhe çdo fund thuhet se e hapë një fillim i ri. Por, duket se fundi është gjithmonë më i vështirë se fillimi, njësoj si fundi i këtij rrugëtimi më shumë se katër vjeçar.
Emërimi im katër vite më parë si Drejtues i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, si Konsullata më e madhe në botë sa i përket ofrimit të Shërbimeve Konsullore ishte njëra nga detyrat dhe përgjegjësitë më të mëdha gjatë karrierës time 14 vjeçare në diplomaci.
Ishte një nder i madh që t’i shërbej vendit në një shtet mik dhe partner, siç është Konfederata e Zvicrës. Një krenari edhe më e madhe për t‘i shërbyer bashkëkombësve të mi, që na bëjnë krenar me sukseset e tyre në çdo sferë të jetës.
„Shërbimi para vetes“ ka qenë njëri nga mësimet që e mora nga shërbimi im si diplomat në ShBA dhe ky mësim më ka përcjellur edhe gjatë gjithë këtij rrugëtimi.
Sigurisht se drejtimi i një misioni kaq të veçantë nuk ishte i lehtë. Po shërbeja në një shtet, ku jeton dhe vepron gati njëzet për qind vetëm e shqiptarëve nga Kosova. Në vendin nga ku burra e gra; të rinj e të reja sakrifikuan pothuajse gjithçka nga vetja e tyre për ta ndihmuar vendin dhe popullin e tyre në kohërat më të vështira, ashtu siç e vazhdojnë edhe sot me dërgimin dhe shpenzimin e miliarda frangave zvicerane. Në një shtet, i cili ishte bërë njëri nga hisedarët e Pavarësisë së Kosovës. Në shtëpinë e dytë të Kosovës.
Sot, përderisa përfundoj drejtimin e këtij misioni, ndihem i mërzitur, por edhe i gëzuar. I mërzitur, që nuk do të jem më afër kolegëve, miqve, mbështetësve dhe bashkëpunëtorëve siç ishit edhe Ju, dhe i gëzuar për dyert e hapura që po i lë pas, miqësitë e reja që u ndërtuan dhe kujtimet e mira që do t’i marr me vete.
Por, veç kujtimeve të mira që do t’i marr me vete pyetja më e zakonshme, që do të mund të shtrohej nga secili prej jush është se për çfarë do të mund të mbaheshim në mend bashkë me bashkëpunëtorët e mi gjatë këtij mandati?
Përgjigjen më të mirë për këtë pyetje duket se kemi marrë nga vetë Ju. Mirënjohës për mbështetjen e madhe gjatë kohës së Pandemisë. Falënderues për energjinë dhe ndryshimet pozitive në hapësirat e punës. Respekt për rritjen e cilësisë së shërbimeve. Vlerësues për organizimet, që kishin për qëllim prezantimin dhe promovimin sa më të mirë të vendit e popullit tonë.
Dhe, e fundit, por jo më pak e rëndësishme: për zgjerimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me popullin dhe Institucionet e shtetit pritës.
Fundi i këtij rrugëtimi sot, hapë fillimin e një rrugëtimi të ri nesër. Dhe, duket se ky është ai momenti më drithërues i ecjes përgjatë vijës së kufirit, që ndan të dyja. Momenti, kur pas përfundimit të misionit, që për qëllim kryesor kishte shëbimin para vetes duhet t’ju themi të gjithë Juve: faleminderit dhe mirupafshim! Faleminderit dhe mirupafshim gjatë rrugëtimit tonë të ri.
Shefi i Misionit Konsullor në Cyrih, Sami Kastrati (2019 – 2023)
E-Diaspora
-
Nga Strellci i Deçanit, në Asamblenë e Komunës Horn të Austrisë “Të angazhohemi sa më shumë në politikë dhe në të gjitha sferat. Kështu jemi të integruar,...
-
Cyrih: Debat mbi shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri
-
Zgjedhjet 2023
Një alternativë, zvicerani Alex Pfister, kandidat për zgjedhjet nacionale më 22 tetor 2023
-
Fillim i mbarë i ordinancës së mjekut shqiptar “Gefässmedizin Winterthur»
-
Edhe një investim nga Zvicra në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kantonal i Cyrihut i thotë “jo” nismës së bankës Këshilli Kantonal ka vendosur sot të rekomandojë që iniciativa bankare e bankës së majtë të gjelbër...
-
80% e të moshuarve në Zvicër, cak i mashtrimeve
-
Mospajtime për qiratë dhe kontratat e strehimit në Zvicër
-
Shtatori i vitit 2023, më i ngrohti në historinë e Zvicrës
-
Katër rregullat e reja në trafik që duhet t’i dini