Kosova
Familja e parë kosovare që mori vizat amerikane
Ambasada e Amerikës në Prishtinë ka lëshuar vizat e para për qytetarët e Republikës së Kosovës, njofton albinfo.ch.
Familja Azemi janë të parët që kanë marrë vizat në Prishtinë, pasi ata kanë fituar vizat përmes Lotarisë për Kartonin e Gjelbër, raportojnë mediat vendore.
Për këtë ka njoftuar vetë Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, duke u bërë thirrje edhe qytetarëve tjerë që të aplikojnë për këto viza, për vitet e ardhshme.
“Kush ndihet me fat? Ambasada e SHBA-së në Prishtinë tashmë ka lëshuar vizat e saj të para për qytetarët e Kosovës. Familja Azemi e cila ka fituar “Lotarinë e Kartonit të Gjelbër” më parë në këtë vit, po bëhen gati për të kaluar në Karolinën e Jugut me vizat e tyre të reja. A jeni i interesuar për lotarinë e vizave të diversitetit dhe për ta provuar fatin dhe të bëheni një nga fituesit e 50 mijë vizave në vitin e ardhshëm? Sigurohuni që po përdorni vetëm këtë faqe zyrtare: https://www.dvlottery.state.go.
Mos harroni regjistrimi është i lirë, ju mund të regjistroheni vetëm një herë dhe kujdesuni nga mashtrimet”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
E-Diaspora
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë Më 19 prill do të flasin figura më të njohura të ndërmarrsëve shqiptarë te ndërtimit, financave...
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike