Portrete të firmave
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Dhjetëra miq, partnerë dhe biznesmenë shqiptarë e zviceranë morën pjesë në inaugurimin zyrave te reja, duke dëshmuar respektin dhe besimin që kjo familje ka ndërtuar ndër vite në Zvicër.
Familja Munishi është prej vitesh një emër i respektuar në rajonin e Wilit, duke u shndërruar në një simbol të profesionalizmit, cilësisë dhe rritjes së qëndrueshme. Dy bizneset kryesore të saj, Munishi AG dhe Munishi Immobilien AG, përfaqësojnë dy fusha të ndryshme, por plotësuese: mjeshtërinë e mobiljeve dhe botën e pasurive të patundshme. Të ndërtuara mbi vlerat familjare, punën e palodhur dhe ambicien për të sjellë standarde të reja, këto biznese e kanë bërë familjen Munishi pjesë të pandarë të komunitetit lokal.
Munishi AG, me më shumë se dy dekada përvojë, është specializuar në prodhimin e mobiljeve dhe kuzhinave. Kompania njihet për zgjidhjet e personalizuara, cilësinë e lartë dhe kombinimin e mjeshtërisë tradicionale me dizajnin modern. Falë profesionalizmit dhe korrektësisë, Munishi AG është kthyer në një pikë referimi për qindra klientë që kërkojnë punë të besueshme dhe afatgjata.
Zgjerimi i natyrshëm i aktivitetit të familjes erdhi me themelimin e Munishi Immobilien AG, të drejtuar nga Nikola Munishi, figura që sot i jep një dimension të ri emrit Munishi. Nën drejtimin e tij, kompania ka ndërtuar një portofol të fortë në blerjen, zhvillimin dhe restaurimin e pronave, duke u dalluar veçanërisht në projektet me vlerë historike. Transformimi i ndërtesës në Marktgasse 59, një objekt i vjetër i rikthyer në një hapësirë bashkëkohore banimi dhe biznesi, është shembulli më i mirë i këtij vizioni.
Prani e lartë e bizensmenëve të fuqishëm zviceranë në inaugurimi i zyrave e reja të Munishi Immobilien AG
Inaugurimi i zyrave të reja të Munishi Immo AG ishte një moment kulmor për Nikolen, kompaninë dhe gjithë komunitetin. Dhjetëra miq, partnerë dhe biznesmenë shqiptarë e zviceranë morën pjesë në eventin e hapjes, duke dëshmuar respektin dhe besimin që kjo familje ka ndërtuar ndër vite. Atmosfera ishte e ngrohtë, profesionale dhe e mbushur me energji pozitive, një takim që pasqyroi frymën e bashkëpunimit që familja Munishi kultivon.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Mike Hollenstein theksoi rëndësinë e komunitetit profesional të mbledhur rreth Munishi Immobilien AG:
“Kur shikoj përreth, shoh kaq shumë kompetencë profesionale: investitorë të pasurive të patundshme, zhvillues projektesh, arkitektë, furnizues, mjeshtër të shkëlqyer, të gjithë të bashkuar me të njëjtin qëllim, të krijojmë gjëra të reja së bashku. Për Ostschweiz (Zvicrën lindore) dhe për Zvicrën është thelbësore të qëndrojmë të bashkuar dhe të marrim me vete të rinjtë. Ne i përkasim brezit më të vjetër, prandaj është edhe më e rëndësishme të hapim perspektiva për gjeneratat që vijnë.”
Ky mesazh, i thënë me sinqeritet, u mirëprit me duartrokitje dhe u bë një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes. Ai pasqyroi qartë identitetin e Munishi Immobilien AG: një kompani që nuk ndërton vetëm objekte, por ndërton ura bashkëpunimi, krijon mundësi dhe investon në të ardhmen.
Familja Munishi nga rajoni i Gjilanit është një emër që lidhet me nder dhe besim
Valentina Munishi, bashkëpronare dhe bashkëshorte e Nikolas, falënderoi të pranishmit dhe ndau emocionet e fillimit të ri:
“Sot po festojmë vendndodhjen tonë të re duke u ndier vërtet mirë. Është e bukur të nisim diçka të re së bashku. Përvojat e mira i marrim me vete dhe këtë ditë e bëjmë edhe më të mirë festa e fundvitit që po afrohen. Dua të ngremë dolli për suksese e fillime të reja dhe për ne. Gëzuar të gjithëve!”
Këto fjalë e përmbyllën mbrëmjen me një mesazh të fortë bashkimi dhe optimizmi, një reflektim i qartë i vlerave të familjes Munishi dhe shqiptarëve të Zvicrës që përditë e më shumë po shtrijnë bizneset e tyre në fushën e patundshmërive.
Sot, Munishi Immobilien AG dhe drejtuesi i saj Nikola shihen si motorë të një bashkëpunimi mes shqiptarëve dhe zviceranëve. Vizion, integritet, inovacion dhe respekt për komunitetin, janë gurët e themelit të markës Munishi. Familja Munishi në Wil dhe në Viti, nuk është thjesht vetëm një mbiemër, por është një garanci për cilësi, besim dhe punë të ndershme.
Bekim Dalipi
Të ngjashme
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së Komuniteti shqiptar në Berlin mblidhet për të nderuar kontributin historik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës... -
Dy politikanë shqiptarë fitojnë në Asamblenë e Lozanës –Tora Vlora dhe Musa Kamenica -
Gzim Rama zgjidhet në Ekzekutivin e komunës Moudon – del i pari në raundin e parë -
Reis Luzhnica nga SP bëhet sërish deputet në Parlamentin e Cyrihut -
Avdilit nuk i mjaftojnë votat për kryetar të Cyrihut
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pezullon vendimet e aplikimit për azil nga iranianët Kjo nuk është hera e parë që SEM ka pezulluar vendimet për azil. "SEM i përshtat... -
Rreth 2,700 zviceranë të regjistruar për kthim nga Lindja e Mesme -
16-vjeçari ikën me makinë, humbet kontrollin dhe mbyt një grua -
Parlamenti miraton fondet për viktimat në Crans-Montana -
Kë do ta kandidojë FDP në raundin e dytë për kryebashkiak, pas humbjes së Avdilit













