Integrimi
Familja Osmani mund të kthehet
Nëna së bashku me fëmijët 7 dhe 13 vjeçarë ishin dëbuar në Kosovë ndërsa djali 16 vjeçar dhe babai kishin mbetur në Gjermani
Ministri i brendshëm i landit Niedersachsen (Saksoni e ulët), Boris Pistorius ka vendosur të kthejë sërish në Gjermani familjen kosovare Osmani, të dëbuar rreth dy javë më parë në Kosovë. Nëna së bashku me fëmijët 7 dhe 13 vjeçarë me atë rast ishin dëbuar në Kosovë ndërsa djali 16 vjeçar dhe babai kishin mbetur në Gjermani.
Ministri, i cili qe ngritur në këtë post vetëm pak ditë para dëbimit të familjes, ishte gjendur nën zjarrin e kritikave të opinionit dhe të opozitës për vendimin e marrë.
“Ne e kemi lutur Ministrinë e Jashtme në Berlin që të përgatisë vizat për nënën dhe fëmijët, ka thënë Pistorius në Hannover. Atyre, sipas tij, do të duhej tu mundësohet një kthim i shpejtë në Gjermani. “I mbetet tash Ministrisë së Jashtme, nëse i miraton vizat”, ka thënë ministri, duke shtuar se me këtë rast bëhet fjalë për bashkimin e një familjeje të ndarë pa të drejtë. Por, edhe me kërkesën për t`i mundësuar kthimin, statusi i familjes Osmani nuk është ende i zgjidhur. Për të duhet të vendoset më vonë
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











