Fotolajmi

Familja shqiptare kërkon azil në Palma De Mallorca

 

Nuk kanë shkuar për t’u larë në detin e ishullit të Palma De Mallorces, por për të kërkuar azil. Kjo është historia e një familje shqiptare e cila ka gjetur këtë ishull të Spanjës për t’u strehuar.

Dhoma 101 e ish kampit të rinjve në Playa De Palma në Mallorca të Spanjës tashmë është e zënë. Të martën, familja e parë refugjate është vendos aty, raporton gazeta Mallorcan Ultima Hora. Ndërtesa ishte ndërtuar vitin e kaluar si një strehimore për azilkërkuesit.

Banorët e parë që janë vendos në këtë shtëpi, janë një çift të moshës 30 vjeçarë dhe djali i tyre pesë vjeçar. Ata janë ardh me një makinë nga Barcelona për në Ishull. Familja është nga Shqipëria, ndërsa statusi i tyre si azilkërkues është pranuar. “Familja ka arritur mirë deri këtu. Ata gëzohen të qëndrojnë këtu”, tha Dolça Feliu nga Kryqi i Kuq. Ajo nuk e di se përse familja shqiptare ka bërë kërkesën për azil, përcjell “albinfo.ch”.

Se kush është kjo familje, ende nuk është bërë i ditur identiteti për publikun. Familja do të vendos vet nëse dëshiron të ndajë më opinionin historinë e tyre. Punëtorët e Kryqit të Kuq janë kuptuar me familjen shqiptare në gjuhën angleze, ndërsa për ta është planifikuar mësimi i gjuhës angleze.

Në 25 dhomat e kësaj ndërtese të Ishullit mund të banojnë deri në 50 persona. Kryqi i Kuq ka thënë se është në gjendje të pres azilkërkues në 365 ditë.

http://mallorcamagazin.com/nachrichten/lokales/2016/04/27/46552/fluchtlinge-ziehen-die-playa-palma.html