Familjarët nuk besojnë që Gecaj të ketë bërë vetëvrasje
"Familja jonë është e bindur se vdekja nuk është pasojë e vetëvrasjes dhe nuk është as vdekje e natyrshme", thotë Gjergji, djali i Dedës
Vdekja tragjike e Dedë Gecajt në burgun e St. Gallenit ka nxehur gjakrat dhe ka ngritur tonin e debatit, jo vetëm në forumet shqiptare të internetit. Siç njofton botimi online të shtunën i gazetës “20 Minuten” që i referohet gazetës “SonntagsZeitung”, (gazetë e të dielës) familja Gecaj nuk u beson pohimeve të policisë dhe autoriteteve të burgut se Deda ka bërë vetëvrasje.
Ajo citon djalin e Dedës, Gjergj Gecaj i cili shpreh haptas mosbesimin e familjes së tij ndaj versionit zyrtar. “Familja jonë është e bindur se vdekja e tij nuk është pasojë e një vetëvrasjeje dhe nuk është as vdekje e natyrshme. Ne kishim gjithmonë frikë se Zvicra do të hakmerret ndaj Gecajt”, ka thënë Gjergj Gecaj.
Sipas tij, babai i tij ka vdekur pasi që në burg është ushtruar dhunë ndaj tij. “Sikur të donte të bënte vetëvrasje, babai ynë do ta bënte këtë në Kosovë”. Në vazhdim, gazeta “SonntagsZeitung” thotë se posedon dy burime të pavarura që pohojnë se Dedë Gecaj i ka marrë jetën vetes duke u varur me litar.
Gazeta tjetër e Cyrihut “NZZ” përmes korrespondentëve të saj në Kosovë shkruan për jehonën që ka bërë rasti i rëndë në Kosovë, në vendin prej nga Dedë Gecaj qe ekstraduar më se dy muaj më parë. Sipas gazetës, edhe vetë ekstradimi kishte qenë akt shumë i kontestuar nga kosovarët.
NZZ më tutje shkruan se komentet në forumet e gazetave kosovare janë përplot me kritika ndaj autoriteteve zvicerane për mungesën e transparencës. Ajo vë re se mjaft komentues e legjitimojnë vrasjen që ka bërë Dedaj, si veprim në pajtim me kanunin. Ata e quajnë Dedën njeri që ka mbrojtur nderin e familjes së tij.
Gazeta e Cyrihut, nga Kosova kalon në Bernë, ku i jep fjalën Naim Malajt, ambasadorit të Kosovës në këtë qytet. Malaj është shprehur i përmbajtur në deklarimin e tij lidhur me rastin e rëndë. Ai ka thënë se i ka shprehur ngushëllime familjes së Dedë Gecajt, pasi është njoftuar për vdekjen e tij, përmes faksit nga autoritetet e ST. Gallenit. Malaj, nuk shprehet lidhur me rrethanat e vdekjes. Për këtë ai thotë se duhet pritur rezultatet e hetimeve.
Gazeta e sheh me ton kritik edhe mosdeklarimin e qartë të autoriteteve të St. Gallenit lidhur me mënyrën e vdekjes së Dedë Gecajt, duke lënë kështu, sipas saj, hapësirë të lirë për zhvillimin e teorive të konspiracionit.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











