Shqipëria
Familjes kineze i sekuestrohet pasuria pasi kishte bërë shpërlarje parash për një grup kriminal shqiptar
Një familje kineze është detyruar të dorëzojë pronat e saj në Londër, me vlerë 1,6 milionë paund, për shkak se mamaja kishte pranuar të pastronte para për një grup kriminal shqiptar.
Shtetasja me kombësi kineze, Fen Chen, u dënua me 6 vite burg në 2017-n pasi u shpall fajtore për pastrim parash të një bande trafikantësh shqiptarë. Hetuesit zbuluan se grupi i kriminal i organizuar i kishte dhënë zonjës Chen më shumë se 1,8 milionë paund para në dorë në disa raste.
Ajo u arrestua pasi kishte pranuar një pako me para nga një shqiptar i identifikuar si Fation Koka, me vlerë 300 mijë paund, në një vend parkimi. Edhe Koka u arrestua gjatë atij operacioni policor.
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, Agjencia Kombëtare e Krimit zbuloi se ajo i depozitonte shuma të mëdha parash djalit të saj, Shuyu Cao, i cili kishte mbërritur si student në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2012. Agjencia pretendoi se këto para vinin nga organizata kriminale. Shuma të mëdha u gjetën edhe në llogarinë e djalit tjetër, Sucheng Cao, transmetln A2, përcjell Albinfo.ch.
Shuyu Cao kishte përdorur një pjesë të këtyre parave për të blerë prona të vlefshme në Londër, dy prej të cilave u sekuestruan nga autoritetet britanike.
Video:
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau











