Kosova

Fatmir Limaj nominohet për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është nominuar edhe zyrtarisht si kandidat për kryeministër nga koalicioni i Nisma-AKR-PD në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit.

Nominimin e tij në Konventën e këtij koalicioni e ka bërë anëtari i kryesisë  së Nismës, Bilall Sherifi, shkruajnë mediat kosovare.

Sherifi bëri një prezantim të shkurtër se kush është Fatmir Limaj dhe cili është ‘background’ i tij.

Limaj, përmes një fjalimi, tha se është i gatshëm të marrë drejtimin e Kosovës.

Live nga Konventa e koalicionit NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj nominohet për kryeministër të vendit

Publiée par NISMA Socialdemokrate sur Jeudi 12 septembre 2019