Lajme
Fauci: Vaksina anti-Covid, gati në dhjetor të këtij viti
Bota është duke punuar me shpejtësi “pandemike” për të finalizuar sa më shpejt të jetë e mundur një vaksinë anti-Covid.
Lajmin e mirë e ka dhënë eksperti i lartë shëndetësor për sëmundjet Infektive në SHBA, Dr. Anthony Fauci.
Ai ka thënë se vaksina kundër COVID-19 do të jetë e sigurt dhe gati në dhjetor të këtij viti, ndërsa për përdorim masiv në muajt e parë të 2021-ës.
“Unë mendoj se ndërsa hyjmë në vitin 2021, ju do të keni një vaksinë që do të ishte e disponueshme për njerëzit në Shtetet e Bashkuara”, tha Fauci për Uashington Post, përcjell albinfo.ch.
Autoritetet federale të shëndetësisë në SHBA po zbatojnë një plan për të prodhuar 300 milionë doza të një vaksine në një afat kohor të shkurtër.
Sipas Faucit, një çerek milion njerëz kanë shprehur interes për të marrë pjesë në studime për vaksinat eksperimentale kundër koronavirusin.
Eksperti theksoi se ka ende shumë pikëpyetje e të panjohura mbi koronavirus. Dhe shpreson të marrë disa përgjigje deri në dhjetor nga një studim, ku tregohet se sa shpesh fëmijët infektohen dhe nëse përhapin infeksionin tek të rriturit.
Ai gjithashtu tha se ishte i kënaqur me konferencat e shtypit të fundit të presidentit Donald Trump, duke thënë se Trump po këshillonte njerëzit të mbanin maska dhe të praktikonin distancimin.
E-Diaspora
-
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate Ngjarje tragjike në Itali, 25-vjeçari shqiptar qëlluar për vdekje... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Paris -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Autoritetet angazhohen për zhurma dhe aroma për të luftuar derrat e egër Autoritetet e Cyrihut, përveç gjuetisë, po përqendrohen në masa të reja parandaluese kundër dëmeve të shkaktuara... -
Rreth 1000 persona protestuan në St. Gallen kundër vaksinimit të detyrueshëm -
Gjenevë: 50 km/orë do të mbetet në akset kryesore -
Refugjatët në këtë kanton zviceran trajnohen si asistentë kujdesi -
Pjesëmarrja në “Festivalin e Krenarisë” në Cyrih do të bëhet me biletë













