Futboll
FC Basel: Zhegrova largohet, Vishi nënshkruan kontratën e parë profesioniste
Skuadra zvicerane ka njoftuar për disa ndryshime që do të bëjë në edicionin e ri
Edon Zhegrova do të rikthehet te Genku në Belgjikë pasi klubi zviceran, Basel, ku ai ishte i huazuar, nuk ka shfrytëzuar opsionin për ta transferuar.
Në një njoftim të Baselit bëhet e ditur se opsioni për blerjen e Zhegrovës ka skaduar në mars dhe nuk e ka shfrytëzuar, përcjell albinfo.ch.
21-vjeçari ishte huazuar te Baseli në shkurt të 2019-s dhe fitoi Kupën e Zvicrës. Genku kishte kërkuar 3.5 milionë franga zvicerane për shërbimet e Zhegrovës.
Ndërkohë, Mesfushori shqiptar Lirik Vishi ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin e madh zviceran, Basel.
19-vjeçari do të qëndrojë te ky klub deri në verën e vitit 2022. Ai ka kaluar në të gjitha grupmoshat te Baseli, ndërsa për ekipin U21 pati 12 paraqitje në sezonin 2019/20. Ai debutoi për ekipin e parë, në përballjen me Luzernin.
E-Diaspora
-
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit "Ky akt përfaqëson një dëshmi të qartë të solidaritetit të vazhdueshëm të Zvicrës me Kosovën", ka... -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit
Jeta në Zvicër
-
Central gjigant në Zvicër 600 metra nën tokë, një nga më të fuqishmit në Evropë Impianti “Nant de Drance” ruan dhe prodhon energji përmes ujit, duke luajtur rol kyç në stabilitetin... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër?















