Futboll
FC Besa Winterthur organizon Kupën e Unionit

Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër (UKSHFZ-ja) është duke përpiluar një vizion të ri, i cili të jetë më efektiv dhe i mirëseardhur nga të gjitha klubet anëtare të UKSHFZ-së.
Ky vit do të jetë vendimtar dhe do të mbahet në mend për një fillim të ri të mbarë për UKSHFZ-së dhe anëtarët e saj, UKSHFZ-ja do të marrë kuptimin e duhur që është dashur të marrë që moti!, thuhet në njoftimin në rrjetet sociale.
Kupa e Unionit është esenciale për UKSHFZ-në, dhe ne kemi nderin t’ju informojmë se privilegjin e organizimit për këtë vit do ta ketë Klubi i FC Besa Winterthur, përcjell albinfo.ch.
Kupa e Unionit do të mbahet me datë 22.06.2019 në Fussballplatz Talgut – Hörnlistrasse 31 8400 Winterthur.
Kryesia e FC Besa Winterthur fton të gjithë Klubet anëtare të UKSHFZ-së të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre në Kupë, me qëllim mbarëvajtjen e organizimit me përmasa mbresëlënëse dhe të veçanta për futbollit dhe diasporën shqiptare në Zvicër.
Zotri Arif Tushi mob. 076 339 56 00 email. [email protected] është caktuar nga FC Besa Winterthur si personi përgjegjës për të pranuar konfirmimet tuaja për në Kupë.
E-Diaspora
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen Raportohet se një 18-vjeçar nga Kosova është mbytur në një liqen në Gjermani...
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
-
Dita e Çlirimit të Kosovës u festua me krenari në Stokholm
-
Prishtinë: Arrestohet 23 vjeçari i kërkuar nga Interpoli në Austri
Jeta në Zvicër
-
Pse zviceranët po heqin dorë nga Coca-Cola? Shitjet e pijeve joalkoolike më të njohura në Amerikë, Coca-Cola, po përjetojnë një pengesë në Zvicër:...
-
Një e shtunë e nxehtë edhe për trafikun
-
Droni zviceran thyen rekordin botëror të shpejtësisë
-
Numër rekord i deportimeve me forcë të azilkërkuesve të refuzuar në Zvicër
-
Si planifikon kantoni i Jurës të ulë kostot e sigurimit shëndetësor?