Sport
FC Kosova e Cyrihut shpallet „ekipi i vitit 2015“
Skuadra shqiptare nga Cyrihu, FC Kosova, ka fituar garën dhe është zgjedhur ekipi i vitit 2015 në Zvicër.
Me ndihmën e lexuesve, të cilët kanë nominuar nëpërmes votimit dhjetë ekipet me të suksesshme të vitit në regjionin e Cyrihut, ishte edhe skuadra shqiptare e futbollit, FC Kosova Cyrih.
Kosova e Cyrihut ka arritur këtë sezon të ngjitet në ligën e parë të vendit si njëri ndër ekipet e para të emigrantëve që do të garojë nga sezoni vjeshtor në këtë ligë, shkruan albinfo.ch.
Sot ekipi i Enver Osmanit është një nga atraksionet e futbollit zviceran rajonal.
Më shumë se 1000 herë është votuar “ekipi i vitit”. Ekipi i parë është FC Kosova, i cili mori pothuajse 22 për qind të votave.
Më pas në renditje vijnë FC Oberglatt dhe FC Affoltern Am Albis. Për Kosovën e Cyrihut ky çmim paraqet kulmin në një sezon shumë të suksesshme, thotë trjaneri Enver Osmani.
FC Kosova është me të vërtetë më shumë se një ekip. Ndeshjet e FC Kosovës janë përcjellç nga më shumë se 1000 spektatorë dhe shumë shpesh kanë organizuar festa të futbollit.
“Ne fakt, FC Kosova ka një funksion të rëndësishëm integrues për emigrantët në qytetin dhe kantonin e Cyrihut. Integrimi dhe identifikimi është një pikë qendrore e klubit. Lojtarët nuk vijnë vetëm për shkak të një kontrate, por për shkak të FC Kosovës”, tha trajneri i klubit, Enver Osmani.
Duke filluar nga sezoni i ardhshëm FC Kosova do të luajë në ligën e parë si klubi i parë i emigrantëve në Zvicër.
Trajneri i FC Kosovës thotë se do të sjellin frymën e sezonit të kaluar.
FC Kosova po ashtu dallohet edhe me numrin më të madh të shikuesve që përcjellin në çdo paraqitje. Njëkohësisht kosovarët ishin ekipi me fair-play në gjithë kampionatin në grupin e tyre, trasnmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër Njerëzit që kanë jetuar në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve tetëdhjetë tani mund të dhurojnë gjak... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih












