Futboll
FC Kosova Zurich fiton Kupën e klubeve shqiptare në Zvicër
FC Kosova Zurich ka fituar Kupën e Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Kjo garë është mbajtur dje në Winterthur, nën patronazhin e Besa Winterthur. Ekipe pjesëmarrëse në këtë garë ishin FC Besa Winterthur, FC TETOVA BASEL, FC Kosova 19, FC Bashkimi 99, FC Besa SG, KF Dardania SG, FC Kosova Zürich, të cilat garojnë në kategori të ndryshme në futbollin zviceran.
Organizatorët kanë njoftuar se pas fitores ndaj ekipit Dardania SG, Kosova Zurich do ta vazhdojë rrugëtimin në garat e tjera, në kërkim të kupave të tjera.
“Vlen të theksohet se FC Kosova Zürich do të ndeshet me fituesin e KUPËS së Gjermanisë, kurse fituesi i këtij dueli do të udhëtojë në Kosovë, ku do të ndeshet me fituesin e Kupës së Kosovës dhe pastaj më 28 nëntor do të marrë pjesë në Kupën e Pavarësisë në Vlorë”, thuhet në njoftimin e UKSHFZ-së.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












