Futboll
FC Liberampool-i fiton turneun në futsal të organizuar nga FC Dardania e Basel-it
Përfundoi turneu i katërt në Futsal 2019, organizuar nga FC Dardania e Basel-it. Fitues i turneut të këtij viti doli ekipi i FC Liberampool-i.
Vendi i dytë i takoi Priasoccer-it, ndërsa vendi i tretë Laola-s.
“Vendit të parë i ndahen 1000 franga, vendit të dytë 500 dhe të tretit 300 franga. Gjithashtu kemi ekipin më Fair Play, multiPhone nga Basel-i. Lojtar më i mirë zgjodh Sejdu dhe iu nda fanellë nga lojtari i madh Xherdan Shaqiri dhe portieri më i mirë Andreas Hoxha të cilit iu nda gjithashtu një fanelle nga portieri i FC Liverpool-it, Alisson Ramses Becker. Çmimin e parë e kanë sponsorizuar futbollistët, vëllezërit Ajeti, çmimin e dytë Amir Abrashi, kurse çmimin e tretë e ka sponsorizuar firma Badalli GmbH me pronar z. Hevzi Badalli”, deklaroi drejtori sportiv i FC Dardanisë së Baseli-it, Besim Bublica enkas për albinfo.ch.
“Morën pjesë 25 ekipe nga Zvicra, Gjermania dhe Franca. Kishte ekipe nga Këlni, Moulhous-i dhe Colmar-i dhe nga të gjitha qytetet e Zvicrës. Ka qenë një organizim i mirë, me ekipe dhe lojtarë mjaftë cilësor. Jemi të kënaqur si Organizator”, tha Besim Bublica.
Ndeshjet u zhvilluan në Rankhofhalle në qytetin e Basel-it në Zvicër.
Ai paralajmëroi edhe një Turne të madh edhe gjatë kësaj Vere, në përvjetorin e të madhit Fadil Vokrri.
Turneun e përcolli edhe ekipi i Albinfo.ch të cilët u falënderuan për përkrahjen mediale në promovim të turneut dhe në përgjithësi të sportit shqiptar në Zvicër.
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih Muzikë, emocione dhe takime mes të rinjve dhe të rjave shqiptaro-zvicerane e karakterizuan edicionin e sivjetmë... -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër?














