Futboll

FC Tetova Basel ndihmon spitalet në Bazel me maska e doreza

Klubi shqiptar me në krye kryetarin Fatmir Osmanin, ka marrë një iniciativë për të ndihmuar spitalet në Bazel, me maska e doreza

Klubet shqiptare në Zvicër janë shumë të organizuara. Jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe humanitar. Ato shumë shpesh kanë ndihmuar Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, kur kanë pasur nevojë.

Së fundi FC Tetova Basel ka marrë një iniciativë që në këtë kohë pandemie të ndihmojë spitalet në Bazel, dhe ka arritur të grumbullojë shumë maska e doreza në vlerë prej 1500 franga.

Kryetari i klubit, Fatmir Osmani, në një intervistë për albinfo.ch, ka treguar për detajet e këtij aksioni.

Si ka lindur ideja?

Në fakt ideja ishte e lidhur me përvojën personale. Pandemia Corona e ka kthyer jetën tonë tërësisht kokëposhtë. Për shumë njerëz ishte një situatë e paparë e krizës me kufizime në dalje, ndalime, papunësi, por për mua personalisht ishte më shumë një déjà vu. Ku pas ndryshimit të mijëvjeçarit në vitin 2000/01 filloi lufta në Maqedoni, nuk më lejohej të shkoja në shkollë, bënte vaki dhe mos kemi ushqime, ne u bombardonim gjithnjë në errësirë, në mënyrë tinzare që të mos mund të flinim kurrë paqësisht.

Pastaj erdhi shpëtimi që babai im një punëtor ndërtimi arriti të na sillte në Zvicër në Bazel.

Çfare ju ka shtyrë të merrni këtë hap?

Pasi që Sportamt Basel-Stadt vendosi të kthejë paratë që gjithë stinorin veror dhe pas lajmërimit nga BAG që maskat mungonin në të gjitha institucionet shëndetësore, ne si klub vendosem që si shenjë solidariteti në një kohë kur kujdesi shëndetësor po vuan nga mungesa akute e materialeve të përshtatshme mbrojtëse për shkak të përhapjes së COVID-19 të ndimojmë aq sa kemi mundësi, edhe pse ne vetë jemi për ndima, pasi nuk kemi gati asnjë përkrahje, por sporti tani nuk është në rend të parë.

Kush qëndron prapa kësaj?

Kryesia e Klubit në krye me mua Fatmir Osmani – Kryetar, Jeton Rexhepi – Nën Kryetar, Argjent Hakaj – Spiko dhe i gjithë klubi.

Si është vlerësuar kjo iniciativë nga personeli mjekësore dhe organet atje?

Pas marrjes së lajmit për mungesën e materialeve mbrojtëse, kontaktova me Dr. Lukas Engelberger – Shefi i Departamentit të Shëndetësisë në Basel-Stadt dhe i thash ne me mundësinë tonë duam të ndimojmë aq sa mundemi. Ai u shpreh tejet falënderues për përkrahjen me shumë vlerë.

Më pas kemi lënë takim me zonjën Esther Ammann – Kantonsapothekerin e cilla shprehu një falenderim të

madh për përkrahjen e papritur nga një klub i vogël dhe modest, por me zemër të madhe dhe ju

dhuruam mbi 800 maskave mbrojtëse, doreza dhe overalls, të tjerat i kemi dhurar në Shtëpitë e Pleqëve në Basel.

Në total janë:

Rreth 800 maska higjenike operacionale, me 3 shtresa

Rreth 1000 maska për përdorim të vetëm të gojës dhe hundës, me 1 shtresë

Reth 500 copë doreza S

Reth 500 copë doreza M

Reth 500 copë doreza L

Sa ju ka kushtuar?

I gjithë materiali kapë vlerën e gati 1500 CHF.

Fatmir Osmani

Fatmir Osmani

I lindur në Shipkovicë të Tetovës dhe si pasojë e luftës migrim në Zvicër.

Punoj si AVOR në njê firmë në Baselland dhe mundohem të bëjë mirë sa mundem.

Jam anëtar në shumë shoqata në Dreilämdereck dhe kam qenë dhe Sekretar i UKSHFZ-së.