Uncategorized
FDP dhe SP shënojnë rritje, SVP stagnon, të tjerat shënojnë rënie
Nëse zgjedhjet për Parlamentin Nacional të Zvicrës do të ishin mbajtur më 4 qershor, sërish fuqia politike numër një në vend do të ishte SVP/UDC-ja. Ajo, me 26.1% të votave që do të fitonte, do të ishte megjithatë për 0.5% më e dobët se në zgjedhjet e vitit 2011.
Partia e dytë për nga fuqia sërish do të ishte Partia Socialdemokrate (SP/PS) me 19.3% që është për 0.8% më shumë se në zgjedhjet e kaluara. Një rritje të konsiderueshme ndërkaq do ta përjetonte Partia Liberale (FDP/PLR), e cila do të arrinte 17.1% ose plot 2% për qind më shumë se në vitin 2011.
Këtë e tregon “Barometri i zgjedhjeve” i realizuar nga instituti gfs.bern me porosi të SRG.
Partia Kristiane Popullore (CVP/PDC) sipas këtij sondazhi do të ishte për 0.8% më e dobët se që është tash, gjegjësisht do të arrinte në 11.5% të votave. Humbje do të pësonte edhe Partia e Gjelbër, e cila do të binte në 7.4% ose 1% më pak se që ka aktualisht. Edhe Partia Liberale e Gjelbër (GLP) e “mësuar” viteve të fundit të bënte ngritje të mëdha në vazhdimësi, kësaj here ka një minus. Nga 5.4% ajo do te bjerë në 4.8% ose për 0.6% më ulët se që (ende) është. Rënie të konsiderueshme sipas këtij sondazhi do të pësojë BDP, e dalë para sa vitesh nga SVP-ja. Ajo do të bjerë në 4.4% duke tërhequr 1% më pak votues se deri tash.
Barometri ka caktuar edhe politikanin më popullor ose më të besueshëm për masat. E ai ka dalë të jetë kryetari i CVP-së, Christophe Darbellay. Për të kanë “votuar” 48% të pjesëmarrësve në sondazh. Pas tij vjen kryetari i SP/PS, Christian Levrat me 47%, ai i FDP-së Philip Müller me 44% dhe kryetari i SVP-së Toni Brunner me 42%.
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse














