Sport
Federer nuk do të udhëtojë në Arabinë Saudite, preferon të stërvitet
“Në këtë kohë nuk dua të luaj tenis në Arabinë Saudite,” thotë në formë diplomatike Federer. “Gjatë asaj kohe dua të stërvitem më mirë.”
Në kohën kur Rafael Nadal dhe Novak Gjokovic përgatiten për të marrë pjesë në një turne ekzibicioni në Arabinë Saudite, përkundër trysnive, legjenda e këtij sporti në Zvicër, Roger Federer, ka refuzuar.
“Në këtë kohë nuk dua të luaj tenis në Arabinë Saudite”, thotë në formë diplomatike Federer. “Gjatë asaj kohe dua të stërvitem më mirë”.
Turniri i ekzibicionit do të mbahet në Xhida, më 22 dhjetor.
Nadal dhe Gjokovic, të cilët do të perfomojnë në këtë turnir, do të fitojnë secili nga një milion dollarë. Një shumë që Roger për arsye të tij e refuzoi.
Qeveria e Arabisë Saudite kalon nëpër momente të vështira, pasi akuzohet për vrasjen monstruoze të gazetarit kritik Jamal Kashoggi dhe vrasjen e civilëve në Jemen.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau












