Sport
Federer, sportisti më i paguar i të gjitha kohërave
36-vjeçari Federer është tenist profesionist që nga viti 1998. Ai ka fituar 95 turne, mes të cilëve 19 turne “Grand Slam”
Roger Federer ka kaluar legjendën e golfit Tiger Woods dhe është bërë sportisti që ka fituar më shumë para në historinë e të gjitha sporteve të planetit.
Tenisti nga Zvicra është bërë në këtë mënyrë një ikonë absolute në momentin që fitoi ndeshjen e dytë në grup, gjatë “ATP Finals” në Londër, kundër gjermanit Alexander Zverev, duke e çuar totalin e parave të fituara në 110,235,682 dollarë.
36-vjeçari Federer është tenist profesionist që nga viti 1998. Ai ka fituar 95 turne, mes të cilëve 19 turne “Grand Slam”. Edhe pse shpesh herë është folur se ndodhet në hapat e fundit të karrierës, zvicerani vazhdon të triumfojë. Në vitin 2017, ai ka fituar në “Australia Open” dhe në “Wimbeldon”, përcjell albinfo.ch.
Në këto kushte, Federer ka kaluar atë që deri tani ka qenë “mbreti i pasanikëve”, Woods, që sipas “Forbes” ka fituar 110,061,012 dollarë gjatë karrierës së tij.
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Kievi akuzon: Komponentët zviceranë në dronët rusë Për t'i përmbajtur ato, sipas një këshilltari të Zelensky-t, përdoren 90% e atyre që kanë goditur... -
Zvicër: Turizmi rikuperohet pas tronditjes nga lufta në Iran -
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër











