E-Diaspora
Fehmi Fetahu pret në një takim delegacionin e Rrjetit Global të Bizneseve
Delegacioni të cilit i printe presidenti i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, Nazar Mehmeti, është pritur nga kryetari i nderit të Rrjetit të Zvicrës, afaristi Fehmi Fetahu dhe kryetari aktual Qamil Isufi me bashkëpuntorë.
Pas Berlinit dhe Hamburgut një delegacion i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare janë ndalur në Bernë për tu takuar me Rrjetin e Biznesit në Zvicër, raporton albinfo.ch.
Delegacioni të cilit i printe presidenti i Rrjetit Global, Nazar Mehmeti, është pritur nga kryetari i nderit të Rrjetit të Zvicrës, afaristi Fehmi Fetahu dhe kryetari aktual Qamil Isufi me bashkëpuntorë.
Fetahu është shprehur i kënaqur që po pret në Zvicër kryetarin e rrjetit global, në vendin ku për herë të parë filloi gjithçka në rrjetëzimin e bizneseve shqiptare për të vazhduar edhe ne vendet tjera ku ka diasporë shqiptare.
“Jam kënaqur që Rrjeti Global i Diasporës është duke funksionuar dhe po ecë përpara me gjithë disa mosmarrëveshjeve me disa rrjete nëpër botë. Ne duhet të tregojmë që jemi të hapur dhe jemi një adresë. Ejani në shtëpinë tuaj.”, tha Fetahu.
Edhe kryetari i Rrjetit të Zvicrës, Qamil Isufi ka thënë se mbështesin Rrjetin Global me kryetarin Nazar Mehmedi duke shpresuar në iniciativat për bashkëpunim me rrjetet tjera nëpër botë.
Nazar Mehmdedi, kryetar i Rrjetit Global të bizneseve shqiptare në funksion të bashkëpunimit dhe bashkimit do të organizojë një takim në fund të muajit prill në Dallas të SHBA-ve.
Mehmdi i cili udhëheq me Rrjetin Global për katër vite ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në Samitin e Diasporës që do të mbahet në fund të muajit në Tiranë.
“Zhvillimet e fundit politike na kanë detyruar të mos marrim pjesë këtë herë në Samitin e Diasporës. Nuk është tani koha për një samit të këtillë në Tiranë.”, tha afaristi shqiptar nga Amerika, Nazar Mehmedi duke bërë të ditur nga ana tjetër se bizneset nga Gjermania do të kenë t’i hapur dyert sa herë që dëshirojnë t’i kthehen Rrjetit Global, ndërsa tani e tutje do të përfaqësohen nga Mustafë Abazi.
Në këtë takim të Bernës kanë marrë pjesë përfaqësues të rrjeteve nga Londra, Franca, Gjermania, SHBA dhe Kanada.

E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant













