Lajme

Fëmijët kanë 44% shanse më të ulëta për t’u infektuar me COVID-19

Fëmijët kanë shanse 44% më të ulëta për të kapur COVID-19 sesa të rriturit, sipas një analize të udhëhequr nga presidenti i Kolegjit Mbretëror të Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve në Britani.

“Në këtë rishikim sistematik dhe metaanalizë, duke përfshirë 32 studime, fëmijët dhe adoleshentët më të rinj se 20 vjeç kishin 44% shanse më të ulëta të infeksionit sekondar me SARS-CoV-2 krahasuar me të rriturit 20 vjeç e më shumë”, del nga analiza.

“Ka prova paraprake që ata më të rinj se 10 deri në 14 vjeç kanë ndjeshmëri më të ulët ndaj infeksionit SARS-CoV-2 sesa të rriturit”.

Analiza u drejtua nga Russell Viner, president i Kolegjit Mbretëror të Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.