Ferizaj: Hapet një qendër dentare nga një mërgimtar

Kur shumë të rinjë kosovarë symojnë të largohen nga vendlindja drejt ndonjë shteti perëndimor, ka të atillë që e lënë Zvicrën për të nisur jetë të re në shtetin e ri. Një prej tyre është Enis Kamenica nga Ferizaj.

Ai ka vendour të rikthehet në atdhe. Madje përgjithmonë!

Nëse moshatarët e tij nga Kosova, në shumë raste ëndërrojnë jetën në ndonjë shtet të Evropës perëndimore, sic mund të jetë Zvicra, ai ka në mendje dhe në planet e jetës së tij, tërësisht dicka tjetër.

© albinfo.ch

Ky është Enis Kamenica (31) nga Ferizaj.

I shpërngulur me familjen e tij në Zvicër, atëherë kur ishte vetëm 15 vjec, pavarësisht se edhe shkollimin e ka kryer në kantonin frëngjishtfolës të shtetit helvetik, duket se ai kurrë të ardhmen e tij nuk e ka lidhur me këtë shtet të përparuar.

Tashmë Enisi ka vendosur t’u kthehet rrënjëve në Kosovë, dhe atë ndoshta përgjithmonë!

Gjashtëmbëdhjetë vjetet e kaluara në Zvicër, duket se më shumë e kanë përgatitur për të nisur një jetë të re ne Kosovë.

Pasi ka mbaruar shkollimin si specialist teknik i dhëmbëve, ai ka vendosur të kthehet në vendlindje.

© albinfo.ch

Të enjten në mbrëmje, Enisi dha një shembull për shumë mërgimtarë, e ndoshta shembull edhe më të madh për vetë kosovarët që jetojnë në Kosovë, që në kokat e tyre, ikja nga këtu është plani i parë dhe i fundit që kanë.

Në praninë e shumë intelektualëve të Ferizajt, zyrtarëve të ndryshëm komunalë, e gazetarë, në mënyrë solemne, ai bëri hapjen e “SwissDental”.

Kjo është një ordinacë private e cila do të ofrojë të gjitha shërbimet që kanë të bëjnë me dhëmbët, duke filluar nga mbshja e ndonjë dhëmballe e deri te ndërhyrjet e rënda kirurgjike.

Me këtë, duket se Enisi realizoi edhe ëndrrën e tij. “Vendosa të vij në Kosovë dhe të investoj sepse ëndrra ime ka qenë të hap dicka këtu”, thotë ai për Albinfo.ch.

Përveç vetës që është menaxher, Enisi tregon e aty do të punojnë edhe 12 persona të tjerë, ku secili do të kryej punën e vet.

© albinfo.ch

“Standardet e shërbimeve do të jenë si në Zvicër, kurse cmimet sikur në Kosovë”, shpjegon Enisi, i bindur se në secilën punë, gjithkush duhet ta bëjë zanatin e vet.

Duke folur për familjen, ai tregon se ata kanë qenë shtyllë shumë fuqishme mbështetëse, ndërkohë që shumë shpejt thotë se në Kosovë do ta sjellë edhe gruan dhe fëmijët e tij për të jetuar.

“Unë kam edhe laborator të dhëmbëve në Gjenevë dhe Lozanë, por me to do të merret vëllai im. Unë do të jem në Kosovë”, shpjegon ai.

Duke folur për idenë në lidhje me hapjen e kësaj ordinance stomatolologjike, Enisi thotë se ky ishte plani i tij, për të cilin është frymëzuar nga vetë bashkëmërgimtarët.

“Ata kur vijnë në Kosovë mundohen të kryejnë ndonjë shërbim dentar më të lirë, por puna që bëhet nuk është shumë e mirë, ose bëhet vetëm për para. Prandaj unë kam vendosur që cilësia e punës do të jetë zvicerane e çmimet kosovare”, rithekson ai.

I pyetur nga Albinfo.ch për çmimet, Enisi tregon se shërbimi më i lirë kushton 8 euro ndërkohë që më i shtrenjti kushton 10 mijë euro.

©albinfo.ch

Duke besuar shumë në suksesin e tij, ai tregon se ka hapur edhe faqen e vet të internetit (www.swiss-dental.org) nëpërmjet së silës të gjithë do të mund të aranzhojnë terminet e tyre.

Në solemnitetin e hapjes së ordinancës dentare, përvec intelektualëve, inspektorëve sanitarë, gazetarëve dhe të afërmëve të tij, nuk u pa asnjë zyrtarë politik.

“Nuk kam ftuar politikanë. Secili duhet ta bëjë punën e vet. Nuk më intereson politika. Në lidhje me këtë ide ka pasur njerëz skeptikë, por dua ta provoj në vendin tim”, thotë Enisi, i bindur se do të ketë sukses në ëndrrën e tij.