Futboll

Festë e madhe në Prishtinë nga Dardanët

Qytetarët kanë filluar festën në kryeqytet

Pas fitores së Kosovës ndaj Malit të Zi, qytetarët kanë filluar festën në kryeqytet.

“Dardanët” kanë dhuruar spektakël në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke e mposhtur 2-0 Malin e Zi, raporton Gazeta Express.

Në fakt, mysafirët duhet të jenë të kënaqur me rezultatin pasi për 90 minuta në stadiumin “Fadil Vokrri”, me mijëra tifozë të pranishëm – Kosova krijoi raste të panumërta.

Kosova pati 22 tentime, 7 ne porte – por vetëm dy herë e dergoi topin në rrjeten e kundërshtarit.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 10-të. Kapiteni Amir Rrahmani shënoi gol të bukur me kokë.

Për 2-0 shënoi sulmuesi Vedat Muriq, në minutën e 35-të percjell Albinfo.ch.