Kultura
Festivali i kinemasë “Albania si gira”, nis sonte në Romë
“Italia dhe italianët në kinematografinë shqiptare gjatë e pas komunizmit”, është tema e Festivalit të kinemasë shqiptare që për sot deri me 7 prill do të mbahet në qëndrën “Shtëpia e Kinemasë” (Casa del Cinema) në Romë. Ky është edicioni i parë i këtij festivali, i titulluar “Albania si gira”, i cili do të hedhë vështrimin mbi Italinë dhe italianët përmes prodhimtarisë së pasur kinematografike shqiptare në epokën e propagandës së regjimit komunist dhe pas tij, përcjell albinfo.ch.
Festival i ideuar dhe i kuruar nga shoqata kulturore CulturaPro në bashkëpunim me Ambasadën Shqiptare në Romë, me Ministrinë shqiptare të Kulturës, me QKSh-në, do të sjellë për publikun italian e shqiptar filmat “Gjeneral Gramafoni”, “Koncert në vitin 1936”, “Amaneti”, “Njeriu me top”, “Letra ere”, “Lindje Perendim Lindje”, “Lulëkuqet mbi mur”, “Bota kafe” etj.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











