Lajme
Leona nga Lucerni, konkurrente për “Miss Universe Albania & Kosova”
Leona Komani u rrit në diasporë, por modelizmin po e zhvillon në atdhe, duke konkurruar për eventin më të madh të bukurisë “Miss Universe Albania & Kosova”.
Modelja shqiptare, Leona Komani, e lindur dhe rritur në Zvicër, por me prejardhje nga Gjakova, tashmë është bërë mjaft e kërkuar dhe pjesë e projekteve si imazh bukurie.
Ajo është 18-vjeçare, nga qyteti i Lucernit, ka hyrë rrugës për të “rrëmbyer” kurorën e më të bukurës “Miss Universe Albania & Kosova”.
Që në moshë të re ajo pëlqente fushën e modelizmit dhe me kalimin e kohës tiparet e saj reflektonin në përputhshmëri të plotë me këtë profesion.
Pikërisht në moshën 18-vjeçare ajo vendosi të merret me botën e modelimit dhe është e duhura që ta zotërojë këtë fushë.
Leona, pavarësisht se jeton në qytetin e bukur të Lucernit, është një vajzë shqiptare, entuziaste, e bukur, modeste dhe shumë sharmante.
“Unë jam lindur dhe rritur në Lucern të Zvicrës, prindërit kanë lindur dhe janë rritur në Kosovë. Ne vijmë nga një fshat i vogël në komunën e Gjakovës. Baba im ka emigruar para 27 vjetëve në Lucern, bashkë me familje, pikërisht këtu ku jetojmë edhe sot”, tregon Leona.
Modelja shqiptare shollimin e kishte filluar në kantonin ku jetonte dhe fokusi i saj kryesor ishte shkollimi dhe arritjet e saj, për një të ardhme të sigurt, në mënyrë që ajo të jetë një femër e pavarur dhe e arritur profesionalisht.
“Klasën e parë deri në të gjashtën e kam ndjekur në shkollën e “Rönnimoos‘it”, pastaj nga klasa e shtatë deri në të nëntën kam vazhduar në shkollën “Matt” të Lucernit, kurse tani kam filluar shkollën profesionale për Administratë në Lucern”, shprehet ajo.
Sa i përket jetës dhe shoqërisë në Zvicër, Leona tregon se nuk ka qenë aspak e vështirë ambientimi i saj me rrethin shoqëror dhe se ndjehet e barabartë me të gjithë, pa paragjykime.
“Pasi jam rritur këtu dhe jam edukuar që duhet të përshtatem me njerëzit dhe kulturat e ndryshme, por gjithmonë duke mos ulur karakterin tim, për mua nuk ka qenë aspak e vështirë të ambientohem me jetën dhe shoqërinë në Zvicër, pa ndryshuar asnjëherë veten për të tjerët”.
Për Leonën, fusha e modelimit është vetëm një fillimi i ri i saj, sepse deri tani kishte primare shkollimin dhe se tani është koha e duhur që ajo të depërtojë në tregun e modelizmit.
“Që e vogël gjithmonë kam pasur dëshirë për modelizëm, më kanë tërhequr të bukurat, veshjet me stil, ecjet profesionale të modeleve. Jam rritur me këtë pasion. Mendoj që tani është koha e duhur për mua dhe moshën time”, thekson ajo.
Leona tani është përzgjedhur si konkurrente për “Miss Universe Albania & Kosova”, një event bukurie që përfaqëson dy shtete, Kosovën dhe Shqipërinë.
“Tani është akoma herët të flas, por sigurisht kjo që unë konkurroj për “Miss Universe Albania & Kosova”, e shoh një derë të hapur për rrugëtimin tim në jetën e modës dhe mundësive të tjera. Nga ky event i të bukurës shqiptare, sigurisht që pres dhe besoj se kurora e bukurisë do të shkëlqej te më e bukura. I jam falënderuese produksionit për mundësinë që më kanë dhënë dhe për ngrohtësinë që më kanë ofruar”.
Vlen të theksohet se Leona është kualifikuar në finale të “Miss Universe Albania & Kosova” dhe ka marrë çmimin “Miss Best Model 2022”, ndërsa finalja e madhe do të mbahet më 10 qershor.
Për Leonën është vërtet ndjenjë shumë e bukur, kur kthehesh në vendlindjen e prindërve dhe fillon një hap të jetës, pikërisht aty ku i kemi rrënjët tona.
“Më 10 qershor të natës finale të “Miss Universe Albania dhe Kosova” pres mbështetjen e të gjithë shqiptarëve, suportin tuaj dhe pozitivitet”.
Leona, e pyetur nga revista Albinfo.ch për hobin e saj, tregon se modelizmi, këndimi dhe skenat botërore janë në hobin e saj.
Po ashtu, modelja shqiptare tregon se është shumë e lidhur me Kosovën dhe se e viziton shpesh.
“Me Kosovën jemi shumë të lidhur. E ku më mirë se në vendin tim dhe të të parëve tanë. Kosovën e vizitojmë çdo vit, dy-tri herë në vit dhe sigurisht gjithmonë kthehemi me shumë mallë këndej”, përfundon Leona. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në? Banka e madhe po bën aktin balancues midis UBS-së zvicerane me këmbë në tokë dhe UBS-së...
-
Pse njerëzit në Austri po paguajnë më shumë taksa pavarësisht reformave federale?
-
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës për Ukrainën
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor